Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zbulohet pedofili nga Kavaja! Ngacmonte dhe kërkonte marrëdhënie seksuale me 14-vjeçaret

21:00 / June 1, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pedo1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Emisioni Fiks Fare solli sonte rastin e një pedofili nga Kavaja që ngacmonte seksualisht vajza të mitura.

Ky pedofil kontaktonte nëpërmjet adresës së tij të “Facebookut” me vajza të mitura 13-14 vjeçare duke u dërguar foto dhe video intime dhe me pas kërkonte takime me to.

Gazetarët e Fiksit hapën një profil në “Facebook” dhe direkt pas dërgimit të ftesës, Artan Daiu i shkruan të miturës dhe i kërkon që të kenë një lidhje së bashku dhe pse ai është në moshën e babait të miturës, 55 vjeç.

Mesazhet që pedofili i nis një 14-vjeçareje janë perverse, që nga mënyra si kryhen marrëdhëniet seksuale, si do të bëjnë seks oral dhe çdo gjë tjetër.

Madje ai i dërgon foto dhe video të organit të tij gjenital në FB dhe i kërkon të miturës që edhe ajo t’i dërgojë organin e saj.

Pas disa ditë komunikimi në FB pedofili dhe bashkëpunëtorja e Fiksit lënë një takim. Takimi i parë zhvillohet ne Durrës. Për të qenë larg njerëzve dhe në qetësi i kërkon të ‘miturës’ të shkojnë në vende të fshehta. Vendin e zgjedh ai dhe kërkon ta takojë të miturën tek stacioni i trenit larg syve të njerëzve. Që në takimin e parë pedofili provon me vajzën duke i vjedhur një puthje  edhe pse kjo e fundit refuzoi. Më pas në ndarje ai i kërkon që ta shoqërojë deri në shtëpi. Pas këmbënguljes së vajzës ai qëndron në Durrës. Por sërish vazhdon mesazhet drejt të miturës duke e pyetur edhe për puthjen që i dha, se përse e mitura deshi ta refuzonte, por mbi të gjitha interesohet  nëse asaj i pëlqeu puthja.  Por nuk është edhe aq delikat kur e di që flet vetëm me një 14 vjeçare, pasi më pas ai i shkruan “Ndjeve emocion kur të putha? Madje ti dje dhe u nj… poshtë, ndërrove dhe mbathjet“.

Por 55-vjeçari Artan Daiu nuk mjaftohet me kaq, ai i kërkon të miturës tjetër takim. Kësaj radhe ai udhëton drejt kryeqytetit. Bashkëpunëtorja e Fiksit i lë takim në një lulishte në Tiranë, vend mjaft i populluar. Pasi takohen pedofili i kërkon të largohen që aty në një vend më të qetë, pasi rreth e qartë ka shumë njerëz. Gjatë gjithë kohës ai rri si në gjemba duke para sesa afër i afroheshin njerëzit.

Madje shpesh herë i thotë dhe vajzës të ndërpresin muhabetin, pasi po kalojnë apo janë afruar njerëz. Aty pedofili fillon sërish t’i flasë në lidhje me seksin. I shpjegon arsyen se pse i dërgoi foto dhe video organin e tij seksual për ta përgatitur atë. Por mbi të gjitha në bisedën e tij më të miturën pedofili e vë theksin tek fshehtësia që duhet ta mbajnë lidhjen e tyre.

Njëkohësisht gazetarët e Fiksit që monitoronin situatën kishin njoftuar edhe policinë. Punonjësit e Komisariatit nr.2 ndërhyn duke e arrestuar në flagrancë në qendër të Tiranës në prani të gazetarëve dhe bashkëpunëtores.

kapet Kavaja pedofili
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.