Colour Day Festival, festivali më i madh në kryeqytet kthehet për të tretin vit me 2 ditë festival më 11 dhe 12 qershor në sheshin “Nënë Tereza”. Energji shpërthyese, bojëra me ngjyra, pushke uji, plot të rinj që ngjyrosin veten dhe miqtë e tyre. Më shumë se 40 artistë do të performojnë në 2 ditë festival. Për herë të parë në Shqipëri mbërrin reperi amerikan Lil Pump, Dj Morten i cili bashke me David Guetta kanë krijuar hite botërore, si dhe këngëtarë shqiptarë si Mc Kresha, Lyrical Son, Capital T, Dren Abazi, Elgit Doda, Sardi Strugaj, dyshja simpatike Venera dhe Lindi, Majk dhe shumë e shumë artistë të tjerë do të ngjyrosin kryeqytetin nën tingujt e muzikës nga ora 12:00 në mesditë deri në orën 23:00.
Postime te ngjashme
Add A Comment
