Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

Sot është një ditë speciale, euro bën 20 vjeç

18:24 / January 1, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
euu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sot është një ditë speciale për monedhën evropiane euro, pasi bën 20 vjeç. Monedha e përbashkët e vendeve të Bashkimit Evropian u hodh në treg më 1 janar 1999, fillimisht vetëm për transaksione financiare dhe më pas, tre vite më vonë, doli edhe si kartëmonedhë dhe monedhë. Dhe gjatë këtyre 20 viteve, ajo është forcuar dhe është në gjendje të përballojë sfidat.

Euro është monedha zyrtare e 19 prej 28 shteteve të Bashkimit Evropian, si dhe e disa vendeve të tjera evropiane. Ajo është monedha e dytë më e madhe në botë, pas dollarit amerikan dhe një nga simbolet e projektit evropian. Më 31 dhjetor 1998, në prag të hedhjes në treg të euros, Banka Qendrore Evropiane publikoi shkallën e këmbimit të saj: 1 euro e barabartë me 1.9 marka gjermane, 6.5 franga franceze dhe 1.9 lira italiane.

Më 1 janar 1999, euro u bë monedha zyrtare për 291 milionë njerëz në 11 vende: Austri, Belgjikë, Finlandë, Francë, Gjermani, Irlandë, Itali, Luksemburg, Holandë, Portugali dhe Spanjë.

Në 1 janar 2001, Greqia u bë vendi i 12 që adoptoi monedhën e përbashkët. Në 1 janar 2002, 15 miliardë kartëmonedha dhe më shumë se 50 miliardë monedha u hodhën në qarkullim, duke shkundur jetët e 304 milionë evropianëve. Njerëzit filluan të mësoheshin me monedhën e përbashkët, ndonjëherë edhe duke përdorur makinat llogaritëse për t’iu lehtësuar konvertimet.

Në 2003, në një referendum, Suedia i bashkohet Danimarkës dhe Britanisë në refuzimin e euros. Ndërsa vende të tjera si Sllovenia, Qipro, Malta, Sllovakia, Estonia, Letonia dhe Lituania e përqafojnë me radhë atë.

20 vjec ditelindje Euro
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

BE do të ofrojë 100 milionë euro për ushtrinë e Libanit

07:53 / June 5, 2026

Jepen 517 milionë lekët e para për individët me 1 ose 2 fëmijë në ngarkim në DIVA 2025

10:31 / May 30, 2026

Plani i Rritjes, Kosova rrezikon t’i humbë edhe mbi 250 milionë euro

08:57 / May 22, 2026

100 milionë euro për Shkodrën, Beci jep detaje për projektin që miratohet sot në parlament

09:48 / May 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.