Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Putin bëhet paranojak, urdhëron bodigardët të fusin jashtëqitjet e tij në valixhe për të fshehur zbulimin e sëmundjeve

18:53 / June 11, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
putini 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar truprojat personale të mbledhin jashtëqitjet e tij gjatë udhëtimeve jashtë vendit, në një përpjekje për të ndaluar shërbimet inteligjente të huaj të mbledhin informacione rreth shëndetit të tij.

Një raport ka zbuluar se anëtarët e Shërbimit Federal të Mbrojtjes së Putinit janë ‘përgjegjës për mbledhjen e mbeturinave të tij trupore’ në pako të posaçme, të cilat mbahen brenda një valixheje të dedikuar derisa të kthehen në Rusi.

Shëndeti i Putinit ka qenë në qendër të shumë spekulimeve veçanërisht muajt e fundit gjaët pushtimit të Ukrainës duke përfshirë aludimet se ai vuan nga kanceri dhe nga sëmundja e Parkinsonit. Ky zbulim i fundit supozohet se është mënyra e Putinit për t’i mbajtur të fshehta problematikat e tij të mundshme shëndetësore.

Sipas dy gazetarëve investigativë të revistës franceze të lajmeve Paris Match, mbledhja e jashtëqitjeve të Vladimir Putin është pjesë e punës së Shërbimit Federal të Mbrojtjes, pasi ata kanë për detyrë të mbrojnë zyrtarët e lartë shtetërorë me çdo kusht.

Gazetarët Regis Gente, i cili shkroi dy libra mbi Rusinë dhe Mikhail Rubin, i cili ka mbuluar aktualitetin ruse për më shumë se dhjetë vjet, thonë se dy shembuj të koleksioneve të jashtëqitjeve të Putinit ishin të vizitës së Presidentit në Francë më 29 maj 2017 dhe në Arabinë Saudite në tetor 2019.

Në të dyja këto raste, supozohet se Putini ose kishte marrë me vete një tualet privat gjatë udhëtimeve, ose se ai shoqërohej në banjë nga disa roje. Një teori tjetër është se ai përdor një ‘porta-potty’ kudo që shkon.

Një shembull tjetër mund të jetë në dhjetor 2019, kur Putini u pa duke shkuar në tualet me gjashtë truproja ndërsa ishte në një samit të Ukrainës në Paris. Udhëheqësi rus, 67-vjeçar në atë kohë, u filmua duke dalë nga banja pasi pesë truproja u siguruan që jashtëqitjet e tij ishin të sigurta.

Farida Rustamova, një ish-gazetare e BBC-së, gjithashtu konfirmoi raportin duke shpjeguar në Twitter se një burim i saj, i cili thuhet se është një i njohur i vjetër i Putinit, tha se ai ka marrë tualetin e tij në udhëtime jashtë vendit që nga fillimi i këtij rregulli.

Shëndeti i Putinit ka qenë objekt spekulimesh prej disa kohësh. Raportohet se Spitali Qendror Klinik në Moskë, i cili trajton politikanë të lartë, kishte nënshkruar një marrëveshje me katër hotele në resortin e Soçit në Detin e Zi, ku Putin ka një rezidencë verore.

Thuhet se një ekip mjekësh do të udhëtojnë deri në Soçi sa herë që presidenti rus qëndron në pallatin e tij në qytet. Midis 2016 dhe 2020, onkologu i lartë Dr Shcheglov thuhet se fluturoi në Soçi 59 herë, duke kaluar 282 ditë me Putinin. Kolegu i tij, Dr Selivanov, udhëtoi në Soçi të paktën 35 herë në të njëjtën periudhë për gjithsej 166 ditë.

putini semundje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nata e dhjetë e sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit/ Forcat amerikane godasin instalimet raketore dhe të dronëve, kundërpërgjigjet Teherani

08:29 / July 21, 2026

SHBA i vendos tarifë doganore 50% Kanadasë, vlera e produkteve të prekura arrin gati 20 miliardë dollarë! Hyjnë në fuqi pas 30 ditësh

08:24 / July 21, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026

Starmer jep zyrtarisht dorëheqjen si kryeministër: “Puna ime ka mbaruar”, Andy Burnham merr drejtimin e Britanisë

13:40 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.