Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Avokatët e Elbasanit në protestë, bojkoti mund të intensifikohet

10:33 / June 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Untitled 42
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Avokatët e Elbasanit i janë bashkuar protestës së thirrur nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë, në kundërshtim të hartës së re gjyqësore.

Ata kanë njoftuar 4 ditë bojkot të seancave, veç seancave për masat e sigurisë dhe kërkojnë që qeveria të heqë dorë nga miratimi i ndarjes së re territoriale.

Demir Çiftja, kreu i Dhomës së Avokatisë së Elbasanit, tha për mediat se bojkoti mund të intensifikohet deri në ndërprerje totale.

“Dhoma e Avokatisë së Elbasanit sot mbështet bojkotin e të gjitha seancave gjyqësore sipas vendimit nr.1 të datës 11 qershor, të Dhomës Kombëtare të Avokatisë.

Këshilli kombëtar ka vendosur të bojkotojë të gjitha seancat gjyqësore me përjashtim të masave të sigurisë, nga data 14 deri nhë datën 17, ditë e premte.

Për ditën e sotme në gjykatën e rrethit gjyqësor Elbasan do gjykoheshin rreth 120 çështje, që janë te gjitha të anuluara. Vetëm masat e sigurisëë, që mund të jenë 3-4, që janë të domosdoshme dhe ato nuk do të bojkotohen.

Qytetarët dëmtohen shumë, sepse rrethi gjyqasor Elbasan është shumë i shtrirë. Duke parë gjithë këtë hapësirë territoriale të shtrirë nga rrethi gjyqësor Elbasan, do të thotë se qytetarët që kanë ardhur nuk kanë marrë shërbimin sot për shkak se bojkotit të Dhomës Kombëtare të Avokatisë.

Thirrja jonë sot është qeveria të mjos miratojë vendimin e KLGJ-së për ndarjen e re, hartën e re territorial, pasi ajo bie në kundërtim me shumë konventa ndërkombëtare dhe ligjin për të drejtat e njueriut.

Dhoma Kombëtare na ka njoftuar që bojkoti do të intensifikohet deri në ndërprerje totale”, tha ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjashtë fëmijë u paraqitën në spital me simptoma helmimi, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha e kopshtit në Korçë

21:25 / October 3, 2026

Rama prezanton platformën “Flamingo Mirror”, ja si do funksionojë/ “Transparencë e plotë”, Rama: Nuk kemi asgjë për të fshehur

15:02 / October 3, 2026

Pronat në bashkëpronësi, si do të bëhet regjistrimi me ndryshimet ligjore

12:33 / October 3, 2026

Tirana si Barcelona, propozimi: Në disa zona të kryeqytetit të mos lejohet AIRBNB

11:21 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.