Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Serbi.
Instituti i shëndetit publik në këtë vend, në reagimin për mediat thuhet se rasti është importuar dhe se janë marrë të gjitha masat paraprake për evidentimin, testimin, raportimin dhe kontrollin e përhapjes së mëtejshme të infeksionit.
Instituti Batut iu bëri thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore për ruajtjen e shëndetit.