Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Djemtë 100-milionësh, Haaland dhe Nunez ndezin Premier League-n

15:05 / June 19, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
darvin
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Premier Ligës i shtohet një tjetër rivalitet sezonin e ardhshëm pasi dy gjigantët e Mançester Sitit dhe Liverpulit konfirmuan transferimet më të shtrenjta të kësaj vere, Erling Halandin dhe Darvin Nunjezin në të njëjtën ditë. Ata vijnë në “Etihad Stadium” dhe në “Anfield Road” për shifra të ndryshme kartonësh, por që bashkë me bonuset shkojnë secili 100 milionë euro.

Norvegjezi dhe uruguaiani do t’i shtojnë Premier Ligës një tjetër sfidë interesante. Me vetëm 13 muaj diferencë moshe, Haland shumë pranë 22 viteve, po aq sa Nunjez, ata parashikohet ta dërgojnë në një tjetër nivel rivalitetin mes Mançester Sitit dhe Liverpulit, dy skuadrat që dominojnë Premier Ligën këto vitet e fundit duke u ndarë nga vetëm 1 pikë diferencë në 4 sezone.

Haland e mbylli sezonin me 29 gola në 30 ndeshje në të gjitha kompetcionet sezonin e shkuar, duke iu afruar mestarisht gati një goli për 90 minuta.

Ndërsa mesatarja e Nunjezit është pak më e ulët, por edhe ishsulmuesi i Benfikës arriti ta tundë rrjetën 34 herë në 41 ndeshje. Totali i golave të Halandit krahasuar me sezonin e shkuar, ku ai shënoi 41 gola në po kaq ndeshje, pësoi një rënie edhe për shkak se ai humbi shumë ndeshje si pasojë e dëmtimeve.

Nga ana tjetër, trendi i Nunjezit pësoi rritje me 13 gola më shumë në krahasim me një vit më parë.

Ata janë shumë pranë shifrave të njëri-tjetrit sa i përket pritshmërisë së golave.

Arma e re e sulmit të Guardiolës e humbet duelin me atë të Klopit në lidhje me efikasitetin përpara porte, me 31% ndaj 27%. Pavarësisht se Klopit i pëlqen të ketë një treshe sulmi fleksibël, e cila alternohet herë pas here, Nunjez pritet të luajë në qendër, në pozicionin e Manesë për pjesën më të madhe të sezonit të shkuar.

Ai i përshtatet shumë mirë stilit sulmues të “Reds”-ave, sepse luan përveçse si qendërsulmues, edhe sulmues i majtë dhe sulmues i dytë.

Diaz u transferua në janar për të mbuluar krahun e majtë, duke nënkuptuar se Nunjez pritet të ketë një rol më qendror.

Por uruguaiani shënoi 10 gola dhe dha dy asiste për Benfikën në kampionatin portugez duke luajtur në krah të majtë.

Haland e ka më të përcaktuar pozicionin e tij, duke luajtur në qendër të sulmit për Borusian e Dortmundit. Megjiathatë, ka nga ata që ngrenë dyshime nëse ai do të përshtatet në skemën e Guardiolës, i cili në 5 sezonet e fundit ka luajtur pa një sulmues të deklaruar dhe e ka fituar titullin katër herë.

Por këtë herë, norvegjezi do të ketë një skuadër me shumë më tepër kualitet pas e cila do ta furnizojë numrin 9 me topa pafund. Ai ka premtuar se do të shënojë shumë gola, por ai nuk është thjesht një finalizues efikas. Kontributet e tij për skuadrën nuk duhen anashkaluar.

Ai krijoi 25 raste në 27 ndeshje në Bundesligë dhe Champions sezonin e shkuar dhe mund të vendosë shumë mirë në pozicione shënimi edhe Fodenin dhe Mahrezin. Barazi totale sa i përket frekuencës së golit, duke e gjetur rrjetën çdo 82 minuta sezonin e shkuar. Që të dy yjet e sulmit shkëlqyen me skuadrat e tyre dhe tani u ngelet ta provojnë veten në skenën e Premier Ligës.

Statistikat e tyre, por edhe pesha e çmimit do të jetë një test që ata duhet ta kalojnë në betejën e tyre për titullin sezonin e ardhshëm.

haaland Ndezin nunez
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026

Të gjithë skenarët, titulli kampion në dorë të Dinamos dhe… Egnatias

11:00 / May 31, 2026

Elseid Hysaj largohet nga Lazio pas 5 sezonesh: “Vite intensive dhe plot emocione”

15:42 / May 24, 2026

Zyrtare/ Chelsea zgjedh Xabi Alonson si trajner të ri, spanjolli firmos për katër vite

11:39 / May 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.