Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Urdhri për ndalimin e publikimit të dëshmive të Dumanit, Aleksandër Çipa: SPAK t’i kthejë përgjegjësitë brenda institucionit

22:15 / June 20, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
aleksander cipa 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

SPAK ka urdhëruar ndalimin e publikimit të dëshmive nga Nuredin Dumani vetëm për gazetarin, Elton Qyno, pasi sipas Prokurorisë së Posaçme ai ka nxjerrë akte sekrete të proçedimit penal për çështjen.

Në lidhje me këtë gazetari Aleksandër Çipa, tha se burimi i  prokurorisë për çdo gazetar është i pamjaftueshëm për të vërtetën që pretendon se do i përcjellë opinionit publik.

Ndër të tjera ai tha se SPAK duhet të kthejë përgjegjësitë tek ata që janë brenda institucionit dhe që kanë pasur lidhje me dosjen që posedon gazetari Elton Qyno.

Aleksandër Çipa: Në misionin e vet gazetari duhet të raportojë përhershmërisht, por në rastin e posedimit të një dokumenti që lidhet me një proçes hetimor dhe që i përket institucionit të prokurorisë për gazetarin është burim, ndërsa për organin e akuzës mund të jetë dhe shteruese.

Kërkesa institucionale e SPAK-ut për mospublikimin e disa të dhënave që lidhen me një dosje hetimore të tij, dhe është një kërkesë individiale për një gazetar, në këtë pikëpamje, këto janë të njohura, për gazetarët e kronikës. Nëse SPAK, do të bënte një kërkesë për bllokimin e informacionit për të gjithë gazetarët kjo do ishte e papranueshme e refuzueshme dhe jo ligjore. Bie ndesh me të drejtën për informim.

Burimi i prokurorisë për çdo gazetar është i pamjaftueshëm për të vërtetën që pretendon se do i përcjellë opinionit publik. Institucione si SPAK duhet të kthenin përgjegjësitë që janë brenda institucionit dhe që kanë pasur të bëjnë me dosjen që SPAK po e heton.

Ai tha se urdhër ndalimi i SPAK për Qynon është një çështje e gabuar, pasi reporterët janë në dispozicion të informacionit.

Aleksandër Çipa: Çdo opsion tjetër për të paralajmëruar, intimiduar, shantazhuar reporterin që posedon informacionin është e gabuar dhe bie ndesh me një shoqëri që respekton të drejtën e shprehjes. Mendoj se edhe SPAK me urdhër ndalimin për gazetarin është një çështje e gabuar. Reporterët janë në dispozicion të informacionit.

aleksander cipa dumani spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Më pak sheqer në fillim të jetës, përfitime dekada më vonë: studimi zbulon 35% më pak rrezik për diabet

20:07 / October 11, 2026

Ambasadori i ri amerikan “zbarkon” në SPAK, shfaqet krah Brahos

11:41 / October 10, 2026

SPAK “arkivoi” dosjen “Tropoja”, Ajshe Haklaj: S’kishin guxim të hetonin vrasjet masive të Saliut, ekzekutoi 7 antarë të familjes tonë

20:29 / October 7, 2026

SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn, zbardhet vrasja e Renis Dobrës

19:45 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.