Analisti nga Kosova Ismail Tasholli, zbuloi në emisionin “Open”, se kryeministrit Albin Kurtit, i është kërkuar në Washington prezenca e Kosovës në “Open Balkan”, pasi do të rriste presionin ndaj Serbisë dhe do të ndikonte pozitivisht.
Pjesëmarrjen e Kosovës në Open Balkan e kundërshtoi analisti, Fitim Zekth,i i cili tha se kryeministri Rama zbaton idenë e Vuçiç për ta bërë Prishtinën një krahinë të Beogradit. Ndërkohë avokati Plarent Ndreca theksoi se “Ballkani i Hapur” është një iniciativë me rëndësi të madhe ekonomike për rajonin.
Zekthi: Ky kishte hyrë në negociata për të lënë pjesë të territorit të Kosovës për interesa të veta. E ka shndërruar çështjen e Kosovës në temë që e përdor për qëllimet e veta.
Ndreca: Çlidhje ka kjo? Çfarë e dëmton Kosovën prezenca në Open Balkan?
Zekthi: Do ta fus Kosovën aty si një krahinë të Serbisë.
Ndreca: Ky është fakt i pavërtetë. Në këtë logjikë i bie që ne nuk duhet të ishim hap por të rrinim me Enverin se ishim të lumtur. Politika kombëtare e Shqipërisë nuk mund të jetë kjo, kjo është marrinë. Është marrinë kjo që Rama do të jetë lideri i botës.
Tasholli: Eskobari e tha të qartë se nuk duhet të ketë shtete të pabarabarta në Open Balkan. Te “Open Balkan” është edhe Ali Ahmeti që është pjesë e qeverisë së Maqedonisë. Por ta argumentojmë mbi viktimizimin është e panevojshme. Kosova jetime, e shkrirë e ngrirë, e grirë është komplet joracionale si diskutim. Sikur ne të merrnim pjesë do t’ia vështirësonim arsyetimin Vuçiçit. Por kam përshtypjen se po e përjetojmë ekonominë dhe lidhjen e saj me politikën nga perspektiva e shekullit të 19. Kosovës po i kërkohet edhe nga Amerika në Shtëpinë e Bardhë që të jetë pjesë e këtij projekti me cilësi të barabarta dhe jo si një copë krahine aty.
Lubonja: Kujt i është kërkuar kjo Albin Kurtit se nuk e dimë?
Zekthi: Qeverisë së Avdullah Hotit?
Tasholli: Qeverisë së Kosovës që ka për kryeministër Albin Kurtin. Në çdo kohë i është kërkuar?
Lubonja: Open Balkan sa ka që ka dalë si term?
Ndreca: Është bërë pjesë e një tavoline dhe ka nënshkruar një marrëveshje më të disfavorshme.
Zekthi: Po jo mo kjo është marrëdhënie ekonomike jo politike.