Zjarri që dogji katër makina dhe la tetë persona të plagosur në Astir dyshohet se ka qenë i qëllimshëm. Sipas ekspertizës e cila nuk ka përfunduar akoma, zjarri është vënë qëllimisht në një prej makinave në garazhin e pallatit në rrugën “Aleksandri i Maqedonisë”. Por flakët janë përhapur dhe për pasojë janë djegur katër mjete e janë plagosur tetë persona. Zjarri u aktivizua pas mensatës së kaluar, rreth orës 01:00. Të lënduarit kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spital dhe janë larguar për në banesat e tyre.
Postime te ngjashme
Add A Comment
