Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

“Na pret një vit i vështirë”/ Abazoviç paralajmëron qytetarët: Kurseni energji elektrike

16:46 / June 21, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dritan abazovic
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç u shpreh se qeveria po bën gjithçka që mundet për t’ua lehtësuar jetën qytetarëve sa i përket çmimit të karburantit, por nuk mund ta ndalë luftën në Ukrainë.

Shqetësimi më i madh i qeverisë, shtoi ai, është se çfarë do të ndodhë në vjeshtë. Sipas tij, nuk do të ketë vetëm krizë energjetike, por edhe ushqimore.

“Vendet serioze po e konsiderojnë seriozisht krizën e afërt. Ne do t’i marrim të gjitha masat dhe i kemi marrë dhe tashmë kemi pasur një iniciativë për politikën e akcizës”, tha ai në një konferencë për shtyp pas takimit me kryeministren e Finlandës, Sana Marin.

Abazoviç theksoi se do të bëjë gjithçka që është e mundur për t’ua lehtësuar jetën qytetarëve.

“Kërkoj prej qytetarëve që të punojnë në kursimin e energjisë elektrike dhe karburantit. Qytetarët është mirë që t’iu përshtaten ndoshta më shumë stileve të jetesës së shëndetshme. Ky nuk është një apel për të ndryshuar zakonet, por çdo gjë në botë po përballet me një vit të vështirë dhe nuk do ta anashkalojë as Malin e Zi.”

abazovic energjia Krize mali i zi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident tragjik në Francë/ Autobusi me nxënës përplaset me pemën, raportohet për viktima

11:28 / November 6, 2026

Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv që u ndalon presidentëve të ardhshëm të ndryshojnë Zyrën Ovale

11:21 / November 6, 2026

“Marrëveshje Rusi-Ukrainë, për gjithë Europën”/ Trump takon të dërguarin e Putin para nisjes së negociatave

11:16 / November 6, 2026

Irani i vendos SHBA 7 kushte për negociata, refuzon bisedimet pa u plotësuar ato

10:10 / November 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.