Një 54-vjeçar shqiptar ka ushtruar dhunë fizikë ndaj vajzës së tij në Heraklion të Greqisë.
Debati nisi kur vajza 20-vjeçare i kërkoi babait të saj një shumë parash. Ky i fundit u përpoq t’i shpjegonte se nuk kishte para, por e reja insistonte.
Situata mes tyre degradoi, dhe babai goditi të bijën, duke i shkaktuar dëmtime në trup. Kjo skenë u shënua në sy të vajzës së vogël të familjes, 18 vjeçe, e cila ndërhyri dhe nisi të godiste të atin.