Dy vajza janë denoncuar të zhdukura në policinë e Tiranës këtë të premte. Bëhet fjalë për një 28-vjeçare, për të cilën kallëzimin e ka bërë bashkëshorti i saj, dhe për një vajzë 35-vjeçe, për të cilën kallëzimin e ka bërë nëna e saj.
Më konkretisht, blutë e kryeqytetit njoftojnë se:
- shtetasi S. J., 29 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, bashkëshortja e tij, shtetasja F. K., 28 vjeçe.
- shtetasja Q. M., 69 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e saj, shtetasja L. M.,35 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Për të dyja rastet, policia bën me dije se po punohet për gjetjen e personave të kallëzuar të zhdukura.
