Komisioni i Apelimit dhe Vlerësimit të Statutit, në mbledhjen e sotme, e iniciuar nga Kryesia e zgjedhur në Degën e PDSH-së Korçë, pranoi kërkesën e ankimuesve për të pezulluar procesin e rivotimit për Kryesinë pranë kësaj dege.
KAVS deklaron se është nisur nga afati shumë i shkurtër kohor, ndaj dhe ka vendosur pezullimin e procesit të rivotimit në këtë degë me qëllim të hetimit të plotë dhe të thelluar të kësaj çështje deri në vendimin përfundimtar.
Në këtë mënyrë KAVS ka legjitimuar manipulimin e faktuar.
Pasi ka mbaruar procesi i votimit, janë mbyllur dyert, është bërë numërimi dhe janë shpallur rezultatet.
Gjithçka ka ndodhur pa prezencën e kandidatëve, por vetëm në prani të Edith Harxhit dhe bashkëpunëtorëve të ngushtë të Andrea Manos dhe Devis Osmanit.

