Një farmaci është tentuar që të grabitet mesditën e sotme në zonën e njohur si Xhamlliku. Autori nën kërcënimin e një arme ka tentuar që të marrë xhiron ditore.
Ndërkohë, në xhamin e farmacisë gjendet edhe shenja e një goditjeje nga pistoleta e cila në vend të plumbave përdorte zara metalikë.
Grupi hetimor po këqyr kamerat për pretendimin për grabitje të pronarit të farmacisë.
