Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

 90 mijë euro për “kokën” e Dumanit e të vëllait, si dështoi plani për vrasjen e tyre

15:50 / June 26, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Untitled 87
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Grabitja me armë e një “Audi Q5” verën e 2020-tës pranë shkëmbit të Kavajës ka zbuluar porosinë për një vrasje të dyfishtë kundrejt pagesës prej 90 mijë. Personi që do të kryente ekzekutimin është Hamid Skuqi, i arrestuar për vjedhjen me dhunë të një mjeti në pronësi të një shtetasi kosovar, bashkë me një shokun  tij.

Skuqi pas arrestimit ka treguar se makinën e ka vjedhur me mikun e tij për të kryer vrasje, me porosi të një personi që quhej Gazi. Ky i fundit i ka kërkuar ekzekutimin e 2 vëllezëve, banesa e të cilëve gjendej në zonën e Shën Vlashit në rrugën e Nish Tullës.

Ai ka mësuar saktësisht banesën e shënjestrave si dhe fotot e tyre, por nuk e dinte se për kë bëhej fjalë.

Burime për ABC bëjnë me dije se, nisur nga të dhënat që Skuqi ka treguar për hetuesit, ka dyshime që objektiv ishin vellezërit Dashamir e Nuredin Dumani.

Hetimet për këta rast janë veçuar, ndërsa ende nuk është bërë I mundur identifikimi i personit që ka urdhëruar vrasjen. Nga deklarimet e Skuqit, bëhet me dije se, shkak ishte bërë një konflikt për trafikun e drogës në Holandë mes porositësit dhe 2 vëllezërve.

Referuar dosjes hetimore, porositësi i kishte dhënë parapagesë 1 mijë euro Skuqit, si edhe një pistoletë tip Glock për të kryer vrasjen. Por atentati ka dështuar pasi mjetin që ata vodhën nën kërcënimin e armës, u fik pak kilometra pasi e rrëmbyen. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama prezanton platformën “Flamingo Mirror”, ja si do funksionojë/ “Transparencë e plotë”, Rama: Nuk kemi asgjë për të fshehur

15:02 / October 3, 2026

Pronat në bashkëpronësi, si do të bëhet regjistrimi me ndryshimet ligjore

12:33 / October 3, 2026

Tirana si Barcelona, propozimi: Në disa zona të kryeqytetit të mos lejohet AIRBNB

11:21 / October 3, 2026

Shkodër/ Arrestohet 28-vjeçari, dyshohet se shiste kanabis pranë shkollave

11:09 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.