Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Fluks vizitash në urgjencën e Kukësit, qytetarët me të vjella e temperaturë

16:55 / June 26, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spitali kukes
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dhjetëra qytetarë janë shtruar në urgjencën e spitalit të Kukësit kryesisht me shqetësime virozësh dhe helmim. Dyshimet e para për këtë fluks kanë ardhur për ujin e fshatit Shtiqën, i cili rezultonte i turbullt.

Rreth kësaj problematike mjeku Albert Shehu është shprehur se nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një virozë apo helmim, ndërsa shton se deri në këto momente janë rreth 50 persona të shtruar.

Shumica e tyre, 40 janë me bark dhe të vjella, por nuk janë përjashtuar pacientë me diarre e temperaturë. Mjeku sqaroi gjithashtu se pacientët janë nga të gjitha grupmoshat por nuk dihet shkaku i këtij fluksi.

“Ka numër të shtuar në urgjencë mund të jetë gjendje virale dhe intokacion (helmim) që mund të jetë nga uji dhe perimet. Ka një fluks të shtuar 50 vizita vetëm sot disa prej të cilave me diarre e të vjella, janë shoqëruar edhe me temperaturë. Fluksin deri më tani kemi mundur ta përballojmë. Të gjitha grupmoshat, më së shumti pediatria. Është njoftuar Drejtoria e higjienës, nuk dihet nga se është shkaktuar.”, tha mjeku i urgjencës në Kukës, Albert Shehu.

Ndërkaq, njësia vendore e kujdesit shëndetësor në Kukës ka marrë 5 mostra të rrjetet në lagjen ‘Mua’ të fshatit Shtiqan. Uji është pa erë dhe pa ngjyrë dhe është ndaluar për përdorim deri në daljen e analizave nesër.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

‘Tajvani’ do t’i lërë vendin një godine të re, Berisha: Jemi kundër ndërtimit në parkun e vetëm në Tiranë, po mbledhim firmat për një peticion

16:26 / October 3, 2026

Rama prezanton platformën “Flamingo Mirror”, ja si do funksionojë/ “Transparencë e plotë”, Rama: Nuk kemi asgjë për të fshehur

15:02 / October 3, 2026

Pronat në bashkëpronësi, si do të bëhet regjistrimi me ndryshimet ligjore

12:33 / October 3, 2026

‘Territorialja’/ Berisha me aleatët 5 ditë para votimit në Kuvend: Drafti i PS i njëanshëm/ Përballet me kritika nga aleatët dil kryeso protestën

11:58 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.