Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

PD: Protesta e maturantëve, kambanë alarmi

20:50 / June 26, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
selia pd 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi thotë se protesta e maturantëve është një kambanë e fortë për situatën dramatike në të cilën është zhytur vendi.

Me anë të një statusi në Facebook, ai thotë se maturantët kanë vite që nëpërkëmben, ndërsa kalvari i tyre në monopatet e një arsimimi aspak cilësor, diskriminues dhe i mangët, përmbyllet me një garë-test mature fiktiv, banal, i metë dhe penalizues.

Ai thekson se protesta e tyre nuk është thjesht arsimore, por është tërësore, duke theksuar se në 7 korrik, kur Sali Berisha ka thirrur protestën do të ngrihet zëri edhe për ta.

“Alarmi që vjen nga maturantët.

Protesta e maturantëve është kambana më e fortë për situatën dramatike në të cilën është zhytur vendi.

Padrejtësia e ngritur në sistem ka prekur dhe brezin ku ëndrra është gjithmonë më e fortë se realiteti.

Por tashmë gjithçka është thyer.

Sot realiteti është më i fortë se ëndrra dhe e tejkalon atë.

Hidhtësia e tij ka mbytur çdo ëndërrim rinor, shpresë e perspektivë dhe tek mosha më optimiste dhe e sinqertë.

Maturantët kanë vite që nëpërkëmben.

Kalvari i tyre në monopatet e një arsimimi aspak cilësor, diskriminues dhe i mangët, përbyllet me një garë-test mature fiktiv, banal, i metë dhe penalizues.

Në një sistem politik natyrshmën biznesi proteston ndaj qeverisë për masat arbitrare ndaj tij dhe kërkon largimin e saj. Qeveria duhet të reflektojë ose të ikë.

Fermerët gjithashtu revoltohen me mungesën e mbështetjes nga qeveria dhe duhet ta kërkojnë atë me protesta, ose përndryshe ajo të largohet.

Po kështu kërkesat për rritje mirëqënie, kundër shtrenjtimit, inflacionit, korrupsionit, krimit janë momente kulmore protestuese të një shoqërie që kërkon ndryshimin e drejtimit politik të qeverisjes.

Edhe kur studentët e shohin që padrejtësia është bërë mal zemërohen me protestë. Ndryshimi i kërkuar prej tyre gjithmonë është revolucionar dhe ata kërkojnë përmbysje. Edhe në këtë rast një qeverisje serioze vetëlargohet.

Por ama, kur dalin në protestë 18-vjeçarët, është fundi, fundi fare.

Sepse kjo tregon që drama tërësore ka kapur dhe atë segment të shoqërisë ku fle e ardhmja dhe shpresa.

Padrejtësia ndaj tyre është kulmi i padrejtësisë që e bejnë vetëm regjimet.

Dhe ta dini:

Protesta e tyre nuk është thjesht arsimore.

Eshtë tërësore. Atyre dhe familjeve të tyre sot i kanë rrëmbyer gjithçka. Edhe ëndrrën.

Përfundimisht kësaj qeverisje i ka ardhur ‘ngordhja’!

Në 7 Korrik do të protestojmë dhe për ATA, fëmijët tanë!”, shkruan Boçi

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama prezanton platformën “Flamingo Mirror”, ja si do funksionojë/ “Transparencë e plotë”, Rama: Nuk kemi asgjë për të fshehur

15:02 / October 3, 2026

Pronat në bashkëpronësi, si do të bëhet regjistrimi me ndryshimet ligjore

12:33 / October 3, 2026

Tabaku: Korrupsionin e paguajmë ne, raporti i DASH konfirmon problemet e ekonomisë

11:32 / October 3, 2026

Tirana si Barcelona, propozimi: Në disa zona të kryeqytetit të mos lejohet AIRBNB

11:21 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.