Serxhi Ramos e di që ka krijuar armiq në vende të ndryshme të botës por me siguri nuk priste që të kishte krijuar të tillë edhe në Maltë. Që në momentin kur ai ka zbritur në fushë në stadiumin “Ta Qali”, për të kishte vetëm vërshëllima.
Ata filluan që kur spikeri i stadiumit sot lexoi emrat e futbollistëve që do të luanin në sfidën mes Maltës dhe Spanjës, duke rreshtuar ndër të parët kapitenin e spanjollëve. Kështu edhe kur Ramos zbriti në fushë për nxemjen, ndërsa pas fillimit të ndeshjes, sa herë që prekte topin, nga tribunat nisnin koret kundër apo vërshëllimat.
Sipas mediave spanjolle, kjo urrejtje e tifozerisë së Maltës ndaj Ramos nuk ka lidhje me Spanjën, por me Real Madrid. Malta është një shtet i lidhur ngushtë me Anglinë dhe në këtë ishull të vogël, pjesa më e madhe e njeërzve janë tifozë të klubeve angleze, kryesisht me Liverpulin. Ndaj tifozët maltezë nuk kanë harruar finalen e vitit të kaluar në Ligën e Kampioneve, ku u dëmtoi Salah e Karius, duke shprehur pakënaqësinë e tyre në këtë mënyrë ndaj kapitenit të Spanjës në sfidën e sotme.