Efektivët e Policisë dhe dy drejtorët e vënë nën “arrest shtëpie”, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla, shoqëruan 4 persona të parëndësishëm pas përplasjes me armë zjarri në qytetin e Elbasanit, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë.
Në dosjen e Prokurorisë së Elbasanit, thuhet ndër të tjera se forcat e rendit ishin shumë pranë vendit ku shpërtheu konflikti midis mbështetësve të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike dhe se mos shoqërimi në kohë i Mehmet Grecës, bëri që shpejt në vendin e ngjarjes të vinin mbështetës të tij, përfshirë emra të njohur të botës së krimit, një prej të cilëve i arrestuar nga operacioni “Plumbi i Artë”, pas dëshmive të vrasësit-serial Nuredin Dumani.
Albert Nushi ish-drejtor krimesh në Elbasan dhe nëndrejtor i policisë Berat është paraqitur i pashoqëruar, madje pranë gjykatës ka pirë kafen me kolegët dhe më pas ka hyrë në gjykatë.
Ndaj Nushit është vendosur masa e sigurisë “arrest shtëpie”. Kur doli nga seanca ai nuk pranoi të jepte koment për kamerat, duke thënë se vetëm se nuk është përfaqësuar me avokat.
Gjykata la nën masën “arrest shtëpie” edhe zv/drejtorin e policisë Berat, Albert Nushi i cili në momentin kur ndodhi ngjarja ishte zv drejtor për krimet në Elbasan. Në e njëjta masë sigurie u la edhe për Nikollaq Palla Zv/drejtor për rendin dhe sigurinë publike në Policinë e Elbasanit.