Ekuipazhi i një jahti luksoz në afërsi të Divjakës është shpëtuar nga Kapiteneria e Durrësit.
Rreth 20 milje larg Divjakës, jahti ka dhënë sinjal për ndihmë, ndërsa më pas kanë njoftuar se kanë probleme me motorin e jahtit.
Pas kësaj u realizua me sukses një operacion shpëtimi, ku personeli bashkë me jahtin u nxorën në breg.
