Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Erkand Qerimaj i sjell Shqipërisë medaljen e katërt në Lojërat Mesdhetare

20:53 / July 2, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
erkand qerimaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me mund e vështirësi, por Erkand Qerimaj ja ka dalë të marrë atë që i takonte.

Peshëngritësi Qerimaj, ka fituar medaljen e argjendtë në Lojërat Mesdhetare të mbajtura në Algjeri. Shkodrani garoi në kategorinë 73 kilogramë, në stilin e shkëputjes, por gaboi në dy provat e para me 148 kilogramë.

Në provën e tretë provoi të ngrinte 149 kilogramë, por fillimisht 2 nga 3 arbitrat e konsideruan të gabuar.

Ky vendim shkaktoi zemërim të sportistit, por edhe të delegacionit shqiptar në Oran, të cilët protestuan ashpër. Protesta të forta pati nga trajneri Sokol Bishanaku dhe presidenti i FSHP-së Elez Gjoza. Qerimaj u përball dhe me ndërhyrjen e ‘security-t’ pasi peshëngritësi u shfaq tejet i inatosur. Pas polemikave dhe pasi ripanë provën arbitrat vendosën ta konsideronin atë si të rregullt, duke e bërë Erkandin medalistin e katërt të Shqipërisë në Lojërat Mesdhetare.

Mirëpo e gjithë situata bëri që Qerimaj të tërhiqej në stilin e shtytjes dhe si rrjedhojë nuk garoi në dygarësh.

Kjo është medalja e katërt e Shqipërisë në Algjeri, pasi atletja Luiza Gega fitoi medaljen e Artë në në garën 3000 metra me pengesa duke thyer rekordin kombëtar që mbahej nga ajo vetë. Luiza Gega bëri një paraqitje tepër të mirë duke vendosur rekord të ri kombëtar dhe duke përmirësuar rezultatin e një muaji më parë në Holandë.

Erkand Qerimi

Erkand Qerimaj lojrat mesdhetare medalje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U pezullua pas skandalit me certifikatat e COVID-it/ Zvicra ndryshon qëndrim për Granit Xhakën

21:18 / November 3, 2026

Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë në moshën 30-vjeçare sulmuesi i Tenerife-s pas përplasjes së rëndë në fushë

10:47 / November 3, 2026

Momente paniku, futbollisti pëson arrest kardiak gjatë ndeshjes

21:00 / November 2, 2026

Granit Xhaka rikthehet te Zvicra, merr sërish shiritin e kapitenit pas pezullimit

14:18 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.