Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Shkup, nuk ka konsensus për propozimin francez 

20:15 / July 3, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shutterstock 1638841513 800x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas takimit me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, kreu i qeverisë, Dimitar Kovaçevski edhe njëherë përsëriti qëndrimin e tij se propozimi i ri francez për zgjidhjen e çështjes me Bullgarinë nuk dëmton gjuhën dhe identitetin maqedonas. Kovaçevski drejtuar qytetarëve tha se për momentin kemi nevojë për mendim racional dhe se nuk duhet të refuzohet ky propozim.

“Lehtë është të refuzojmë, të vonojmë, të zgjedhim pasiguri të re, por në këtë moment historik kemi nevojë për mendim racional me kokë të ftohtë. Ka nevojë për mençuri dhe përgjegjësi dhe analizë objektive të të gjitha skenarëve, duke u kujdesur për ardhmërinë e fëmijëve tanë”, deklaroi Kovaçevski.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, tha se i ka ofruar Kovaçevskit që nëse e refuzon propozimin francez, ai do të heqë dorë nga kërkesa për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Unë i ofrova Kovaçevskit që të dalë dhe ta refuzojë këtë që është paraqitur si propozim dhe unë të tërhiqem nga kërkesa për zgjedhje të parakohshme parlamentare. T’i vendos të gjitha kapacitetet e VMRO-DPMNE-së, institucionalisht dhe ta ndihmojmë qeverinë në tejkalimin e sfidave që do të dalin para nesh këtë dimër”, tha Mickoski.

Mickoski shton se në pranverë, pasi të ketë kaluar dimri më i vështirë, do të duhet të ulen sërish në një tryezë të përbashkët me Kovaçevskin për të rivlerësuar gjendjen aktuale. Pas marrjes së propozimit, kryeministri Kovaçevski paralajmëroi konsultime të gjera me partnerët e koalicionit, presidentin e shtetit, parlamentin, sektorin civil, por edhe me opozitën.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Virusi i Nilit Perëndimor në Kosovë, shkon në dy numri i viktimave

17:45 / September 19, 2026

“Haga”: Mandati i Dhomave të Specializuara varet nga BE

12:33 / September 19, 2026

Shërbimi dentar shkon te fëmijët në zonat rurale, zgjerohet depistimi

10:15 / September 19, 2026

Shqipëria futet në “hartën” e eksplorimit hapësinor, firmos Marrëveshjet Artemis të udhëhequra nga NASA dhe SHBA

09:57 / September 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.