Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Kuvend. Në ERTV ai ka nxjerë njëri pas tjetrit fjalën e çdo deputeti të maxhorancës që foli për projektligjet e seancës.
Ajo që ra në sy është se në krahun e majtë të kryeministrit ishin reshtuar vetëm deputetet femra. Pranë tij, sigurisht ministrja e Shtetit Elisa Spiropali, e me radhë Olta Xhaçka, Ogerta Manastirliu, Besa Shahini dhe Belinda Balluku.

