Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

I doli emri për evazion, Hajdari që mbledh kanaçe: Mora vesh që kam biznes në Fushë Kuqe

21:39 / July 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mimoza
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Merita Hajdari, e cila prej vitesh mbledh kanaçe për të siguruar jetesën por së fundmi ka dalë biznesmene e pronare e kompanive që janë akuzuar për evasion fiskal, tregon se si i është përdorur emri. E ftuar në TPZ, Hajdari tha se ajo nuk ka parë kurrë milionë lekë me sy, por që çdo ditë dëgjon emrin e saj në televizione që përmendet si sipërmarrëse. Ajo tregon se jo më larg se sot, ka marrë vesh se ka edhe një biznes në Fushë Kuqe, me kapital prej 1 milionë lekësh të reja. E pyetur nëse e ka karcënuar njeri apo jo pas kësaj skeme, Hajdari thotë se është e qetë nga kjo pjesë, por që kërkon drejtësi për emrin e saj.

“Unë çdo ditë ngela duke dalë në media, çdo ditë dal biznesmene, ku i paskam bërë gjithë këto miliona leke unë, ku i kam parë ndonjëherë kaq lekë unë. Unë edhe sot mora vesh se paskam një biznes në Fushë Kuqe, ku di unë ku bie Fushë Kuqja. Nuk kam gjë more, qenkam bërë miliardere pa lekë në dorë, unë s’e di domethënë. S’më kanë thënë gjë jo, aspak, po të më kishin thënë gjë, s’do isha këtu unë sot,”- thotë Hajdari.

Merita Hajdari është edhe në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) pasi emri i saj u lakua si një nga përftueset e miliona eurove nga afera e evazionit fiskal. Hajdari është vetëm një prej disa emrave që figurojnë përftues nga afera e evazionit fiskal. Aty kanë dalë edhe azilantë e të vdekur.

evazion inceneratoret Merita Hajdari
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

PD distancohet nga dhuna në protestë pas reagimit të ambasadës amerikane, Floriana Garo: “Ilirjana Kuçana ishte aty si pedagoge”

14:31 / October 17, 2026

Protestuesit tjetër sulm ambasadës së Vatikanit, i vënë flakën kabinës së rojës 

14:22 / October 17, 2026

Pak studentë para Ministrisë së Arsimit/ Pas dhunës paralizohet aktiviteti tregtar në Rrugën e Durrësit

12:06 / October 17, 2026

Protestat/ 6 efektivë dhe një shef Rendi të pezulluar në 4 ditë, AMP nis hetime për shkeljet e policisë

09:21 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.