Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Shkolla Ushtarake “Skëndërbej”, Meta mesazh për ditën e themelimit: Ishin të parët kudo

15:45 / March 28, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
55929325 2193195144060080 3917973805699432448 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i shtetit, Ilir Meta ka komentuar themelimin e Shkollës Ushtarake “Skëndërbej”. Në “Facebook”, Meta  shkruan se ata dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm, jo vetëm në forcimin e ushtrisë por në të gjithë institucionet e sigurisë kombëtare.

Meta ndër të tjera, shkruan se gjurmët e tyre janë ende të freskëta në gjithë Shqipërinë duke renditur vepra si Fierza dhe  brezaret e Ksamilit.

“Sot me rastin e themelimit të Shkollës Ushtarake “Skënderbej” kam kënaqësinë t’i përshëndes të gjithë skënderbegasit e mrekullueshëm, të cilët dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm, jo vetëm në forcimin e ushtrisë sonë dhe të gjithë institucioneve të sigurisë kombëtare me dijet dhe atdhedashurinë e tyre, por që shkëlqyen edhe në të gjitha fushat e tjera si sportistë, akademikë e artistë, falë një edukimi të gjithanshëm plot pasion që morën nga mësuesit e mësueset më të mira të kohës.

Gjurmët e shkëlqyera të këtij edukimi janë ende të freskëta në të gjithë Shqipërinë, që nga veprat më të mëdha hidro-energjitike me në krye Fierzën, e deri te brezaret e Ksamilit. Skënderbegasit ishin të parët kudo në çdo shërbim dhe sakrificë që u kërkohej për mbrojtjen dhe zhvillimin e atdheut. Ata përqafuan ndryshimet demokratike dhe dhanë një kontribut të shkëlqyer në transformimin e modernizimin e Forcave të Armatosura, si edhe për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, në Aleancën më të madhe të lirisë, 10 vite më parë. Ndaj shpreh mirënjohjen më të thellë për të gjithë skënderbegasit kudo që ndodhen, për familjet e tyre dhe të gjithë mësuesit e pedagogët e tyre të dashur.”, thekson Meta.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zyrtare, Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Shqipëri! Rutte: Data do të vendoset më vonë

16:00 / July 8, 2026

Beqiri: Albin Kurti i dha mbështetje Berishës, protesta u përdor për interesa politike

12:02 / July 8, 2026

Rama: Financimi me 4 milionë euro i koncertit të Kanye West mbron imazhin e Shqipërisë dhe sjell mbi 100 milionë euro në ekonomi

10:28 / July 8, 2026

Rama mbërrin në Samitin e NATO-s në Ankara, takohet me Mark Rutte dhe pritet të zhvillojë takim me Erdoğanin

10:08 / July 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.