Ngritja e flamurit të Europës në Kryeministri, u bë si shenjë simbolike për nisjen e rrugëtimit europian pas hapjes së negociatave. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë Edi Rama, iu drejtua edhe drejtësisë së re, që të jap kontributin e saj në këtë rrugëtim dhe të mos u mohojë gjeneratës së re të ardhmen europiane.
“Dua tu them sot edhe përfaqësuesve të drejtësisë se shpejtësia e anëtarësimit në BE, do të varet edhe nga puna e tyre. Mos ja mohoni fëmijëve tuaj Shqipërinë europiane që meritojnë. Për sa kohë që unë jam këtu asnjë nuk do të ketë mburojë politike”, tha Rama.
Po ashtu kryeministri u kërkoi falje qytetarëve për gabimet e bëra dhe theksoi se ato janë bërë me pavetëdije dhe jo nga qëllimi për të përfituar në kurriz të të tjerëve.
“Thënë të gjitha këto më lejoni ta mbyll se jam shumë i vetëdijshëm që flamuri që do të ngrejmë solemnisht, barrën e vendos mbi qeverinë që unë drejtoj, të gjithë kanë kusuret dhe të metat e tyre, prandaj edhe më shumë se të gjithë të tjerët ne mund të jemi edhe problemi edhe zgjidhja. Na takon ne të jemi zgjidhja, pa harruar asnjë ditë se jemi ne që mbetemi problemi. I falenderoj sot të gjithë shqiptarët që me besimin e tyre më bënë një pjesë kaq të rëndësishme të këtij udhëtimi. Ju kërkoj ndjkesë për gabimet e mia, pasi asnjë prej tyre nuk është një gabim për të përfituar në kurriz të të tjerëve”.