Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Skandali me pensionet në Dibër, Rama: Kryetari i di të gjitha

10:33 / July 22, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1658476702xramaapng 262 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama në takimin me kryetarët e bashkive të vendit në fund të mandatit të tyre, u ndal edhe tek rasti i Dibrës dhe pse jo direkt kryeministri u shpreh se një kryetar bashkie i të gjitha çfarë ndodhin në qytet.

“Duhet ti dalësh përballë e ti thuash nuk duhet të jesh më drejtor hipoteke, ose drejtor poste se nuk e di kryetari i Bashkisë kur posta bën zullume me pensionistët e di që çke me atë punë se kryetari i di të gjitha. Kryetari i Bashksië së Tiranës nuk ka si ti dije të gjitha se është gjithë ai qytet, po si mundet kryetari i bashkisë të dëgjojë që posta të lozi me pensionet”, tha Rama.

Drejtori i Postës së Dibrës, Ilir Vraniçi dhe shefi i zyrës Xhevdet Doda janë vënë në pranga. Dy zyrtarët akuzohen nga Prokuroria për shpërdorim detyre. Prokurorja Xhoana Mehmetaj ka firmosur urdhër-arrestin edhe për punonjësin e postës Gazmir Hasi, i cili akuzohet për vjedhje dhe falsifikim dokumentesh.

Ky person sipas hetimeve ka vjedhur rreth 6 milionë lekë te reja nga pensionet e qytetarëve. Gazmir Hasi ka mundur t’i shpëtojë policisë, pasi ende nuk është arrestuar. Dy shefat e tij akuzohen se nuk e kane pikasur vjedhjen edhe pse në dokumentacionet e plotësuara nga Hasi ka parregullsi. Sipas hetimeve ata kanë pasur dijeni për veprimet e vartësit të tyre. E gjitha parregullsia sipas veprimeve hetimore të kryera dyshohet se ka ndodhur në periudhën janar-maj të këtij viti.

Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Adin e njoh që në rini, ishte i varfër”/ Regjisori Hervin Çuli: Lëreni të qetë bashkëshorten e Hilës

22:43 / October 1, 2026

Videot intime në rrjet, gazetari Harlicaj: Viktimat po trajtohen me qetësues, të përfshirë edhe biznesmenë

21:55 / October 1, 2026

Ibrahimaj në Ministerialin Ekonomik: Fokusi ynë, integrimi ekonomik rajonal dhe afrimi me tregun europian

13:48 / October 1, 2026

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale/ Bardhi: Synimi është ta bëjnë SPAK-un ‘steril’, t’i ngushtojnë hapësirën për hetimin e korrupsionit 

13:44 / October 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.