Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Vlora parking beach

12:12 / July 22, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
295211295 587037792995466 6106959954812621345 n 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Ben Blushi

Këtë foto e kam shkrepur në Vlorë para disa ditësh.
Zakonisht mua nuk më bëjnë përshtypje çuditë shqiptare që shartojnë në çdo cep të Shqipërisë mënyrën tonë tradicionale të jetesës me shkëlqimin verbues të modës së ditës.
Por kjo foto e një burri që e ndan çadrën, diellin dhe plazhin me makinën e tij, është fantastike si pozicion artistik dhe karakteristike si zakon shqiptar.
Ajo demonstron një nonchalance apo një moskokëcarje totale.
Dyshoj se ka një plazh tjetër në botë, ku një burrë bashkë me gruan dhe fëmijët fut dhe makinën në çadër.
Ai është plotësisht i relaksuar dhe bota përreth po ashtu është shumë e qetë me prezencën e tij.
Kjo lloj Shqipërie që ka zakonet dhe sjelljet e veta tipike të një vendi që ka jetuar shekuj në izolim duket sikur po zhduket, por ajo është aty.
Dhe sipas meje është shumë mirë që është.
Në fund të fundit ky burrë është në të drejtën e tij, ai po shijon natyrën dhe njërëzit që i kalojnë përpara çadrës pa shkelur asnjë ligj, pa shqetësuar askënd dhe pa pyetur askënd.
Vetmia e tij dhe njëkohësisht shoqëria familjare apo intimiteti që ka me makinën, është perfekt.
Ai nuk kërkon asgjë më shumë nga jeta sesa të mbrojë veten dhe makinën nga dielli, në një ditë pushimi kur nuk ka asnjë punë tjetër për të bërë.
Në një shoqëri më të disiplinuar dhe më cinike, rast në të cilin shoqëria jonë fatmirësisht nuk bën pjesë,cështja do shtrohej nësë lejohet apo jo makna në një plazh publik.
Por unë mendoj se nuk është kjo cështja.
Ose nëse kjo është një çështje është një çështje e vockël.
Çështja është diçka tjetër.
Qetësia dhe normaliteti i një burri që mbron makinën me çadër apo që ka varur çadrën mbi makinë është për tu patur zili.
Ky burrë është personifikimi e një njeriu që nuk ka asnjë hall, nuk ka asnjë mendim.
Dikur kam shkruar një faqe për mundësinë e njeriut për të hequr dorë nga mendimet në mënyrë të ndërgjgjegjshme apo vullnetare.
Thënë ndryshe, a mund të fitojë dot njeriu aftësinë për të mos menduar, qoftë me disiplinë qoftë me hape, qoftë me ndërhyrje të tjera në trurin apo psiqikën e tij?
Nëse një ditë kjo ndodh, ky do ishte hapi i parë drejt lumturisë së përhershme.
Më në fund e gjeta këtë njeri që e kisha imagjinuar në një faqe të romanit tim Kandidati.
Aty kam përshkruar një burrë që pasi djeg një qytet, shkon në një plazh dhe vendos të mos mendojë.
Sipas meje ky burrë është për tu admiruar. Kush nga ne nuk do donte të ishte në vendin e tij?
Unë pa dyshim.
Do doja të kisha guximin të fusja makinën time në rërë, ta sistemoja poshtë cadrës dhe të shtriqesha në hije duke parë njerëzit e tjerë që kanë huqe dhe teka të cilat makina fatmirësisht nuk i ka.
Ky burrë është kartolina e një Shqipërie që nuk do të ndryshojë dhe në disa raste nuk do të mendojë.
Dhe unë them se nuk duhet të ndryshojë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E vetmja gjë që nuk ka ndryshuar është përndjekja politike ndaj Erion Veliajt

21:19 / September 15, 2026

Mijëra apartamente për ata pa mundësi?

20:41 / September 15, 2026

Brahimllari: Veliaj duhej liruar në përputhje me vendimin unifikues GJK

14:38 / September 15, 2026

Muzeu hebraik, shtegu i ri i betejës anti-amerikane pas Zvërnecit

21:20 / September 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.