Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Atentati i Milotit / Në 3 minuta, 4 vrasës sulmuan Brahimin dhe Preçin me 103 plumba

16:02 / July 26, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 klisman2 750x375 1658819519
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Grupi hetimor ka rindërtuar dinamikën e atentatit në qendër të Milotit ku mbeti i vrarë 28 vjeçari Klisman Preçi dhe u plagos Ylli Brahimi.

Hetuesit kanë arritur në përfundimin se në atentat kanë marrë pjesë 4 vrasës me pagesë.

Dy kanë pasur rolin e qitësit, ndërsa një vrasës i tretë ka pritur me makinë ndezur që të realizonte largimin e menjëhershëm të dy autorëve që qëlluan me armë zjarri drejt Klisman Preçit dhe Ylli Brahimit. Më pas një autor i katërt i ka pritur tre personat, për t’u larguar me një makinë tjetër pasi dogjën makinën që përdorën në attentat në fshatin Gramëz në Krujë.

Klisman Preçi dhe Ylli Brahimi po lëviznin me një mjet të blinduar, por grupi hetimor ka arritur në përfundimin se 103 plumbat që përdorën autorët nuk kanë qenë blindshpues dhe nuk depërtuan brenda makinës. Autorët kanë pritur derisa mjeti i blinduar do të ndalonte në hyrje të pallatit dhe kanë pritur sa është hapur dera e mjetit dhe kanë hapur zjarr duke u afruar dhe në brendësi të mjetit. 27-vjeçari Preçi, i cili u qëllua i pari, ka zbritur nga makina dhe është prekur nga breshëria e plumbave, që i shkaktoi edhe vdekjen, raporton News 24.

Në ato momente edhe Ylli Brahimi ka hapur derën dhe ka tentuar të dalë nga mjeti në të cilin ishte si pasagjer, por përballë të shtënave pa ndërprerje që kanë zgjatur afro 3 minuta, ai ka hyrë sërish në makinë për t’u mbrojtur nga plumbat.

Në qendër të Milotit aty ku ndodhi atentati nuk ka kamera sigurie dhe as ato kamera që ishin pranë banesës së shenjestrave të atentatit, nuk punonin. Por grupi hetimor ka sekuestruar disa kamera të tjera në akset e qytetit dhe në autostradë që tregojnë automjetin e vrasësve duke u larguar.

Për të shkuar në gjurmët e autorëve grupi hetimor po kryen edhe përgjime dhe ekspertizën e makinës së djegur të autorëve, që u gjet në fshatin Gramëz.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane: Trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar

22:46 / October 16, 2026

Bashkia e Shkodrës në flakë, godina s*lmohet me molotovë nga disa persona të maskuar

22:14 / October 16, 2026

Dy në pranga dhe dy në kërkim për vrasjen e 48-vjeçarit në Gjirokastër

21:18 / October 16, 2026

Zjarr masiv pranë pyllit të Semanit, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

20:49 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.