Në ceremoninë e posaçme për shënimin e 100 vjetorit të lidhjeve diplomatike të Shqipërisë me SHBA-në, në fjalën e tij kryeministri Edi Rama shënjestroi kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe kreun e PD-së, Sali Berisha.
Rama tha se e keqja dhe e shkuara, rishfaqet edhe sot në forma të ndryshme. Po ashtu tha se po kërkohet të bëhet rezistencë ndaj ndryshimit dhe krijimit të kushteve për drejtësi për të gjithë.
“Pa zërin e SHBA-së, Shqipëria mbase nuk do të ekzistonte. Pa mbështetjen e SHBA-së, Shqipëria nuk do të ishte anëtare e NATO-s, as anëtare e Këshillit të Sigurimit. Pa mbështetjen e SHBA-së Shqipëria nuk do ishte në gjendje të përballej më të keqen dhe të shkuarën, e cila vazhdon të jetë pjesë e përpjekjes sonë të përditshme, e cila vazhdon të rishfaqet para nesh në forma nga më të ndryshmet, që nga rezistenca ndaj ndryshimit dhe rezistenca ndaj ndryshimit dhe rezitenca ndaj krijimit të kushteve që në këtë vend të ketë drejtësi të drejtë për të gjithë, deri tek hijet e të shkuarës më të errët komuniste, që ne mendojmë se i ka tretuar e kaluara por na dalin përpara”.
