Vetëm gjashtë javë pezullim është dënimi që NFL i ka dhënë lojtarit të Cleveland Browns, Deshaun Watson i akzuar për ngacmim seksual të disa femrave, një vendim që ka krijuar polemika për shkak të “dorës së lehtë” të Ligës së Futbollit Amerikan.
Në vitin 2001 lojtari i talentuar u akuzua nga 24 femra të ndryshme për ngacmime seksuale gjatë seancave të masazheve në një kohë kur aktivizohej në radhët e Houston Texans. Ai i ka refuzuar përherë akuzat duke arritur edhe marrëveshje me 20 nga 24 viktimat.
Gjykata nuk hapi një proçes dhe në këtë mënyrë, rastin e mori përsipër Liga që vazhdoi hetimin e pavarur në një kohë që lojtari u transferua në Cleveland për 230 milionë dollarë.
Pas dënimit me 6 javë, ai do të humbasë ndeshjet kundër Panthers, Jets, Steelers, Falcons, Chargers e Patriots por çështja mund të përfundojë në Gjykatën Federale të New York duke parë shqetësimin në rritje dhe presionin e opinionit publik.