Pas Vlorës, dalin në proteste edhe pronarët e mjeteve lundruese në Velipojë.
Policia kufitare nuk i lejon të dalin në det dhe të ushtrojnë aktivitetin e tyre, ndaj ata kërkojnë zgjidhjen e problemit, ndërsa pretendojnë se janë të rregullt me dokumentacionin dhe janë të kujdesshëm në lëshimin me qira.
“Ne ushtrojmë biznesin në Velipojë. Kam 14 vite që punoj te pista, jam zonë emergjente. Vetëm hajrin ma ka parë policia dhe jo sherrin. Shumë jetë njerëzish kemi shpëtuar. S’po na japin zgjidhje, jo sot, jo nesër. Tatimet dhe dokumentet i kemi në rregull, policia nuk po na jep asnjë zgjidhje. Kërkojmë të na japin një përgjigje. Policia na ka thënë vetëm kemi urdhër nga lart. Asnjë vendim, asnjë shkresë. I ka thënë i madhi, i ka thënë i vogli. Na ka dëmtuar se ne kemi kabina, punëtorë, dokumente, paguajmë taksa, tatime. Nuk na lejojnë, nëse do kundërshtojmë forcat e policisë, të çojnë brenda ata. Ec e gjeje të drejtën. Nuk ka kanë dhënë afat, vetëm prit. Kërkesa jonë është të dalim në punë.”