Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

 Çuçi: Kapëm 1 ton drogë, policia në shërbim të qytetarëve

14:45 / August 8, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ministri Cuci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar në lidhje me operacionin e Guardia di Finanza-s për kapjen e gati një ton drog në det të hapur, ku bashkëpunëtorë ishin edhe tre shqiptarë.

Operacioni u krye dje, teksa tre shqiptarët kishin shkuar me skaf deri te Gjiri i Arushës në Karaburun duke e shitur te dy ukrainas që gjendeshin aty me një velierë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Çuçi thekson se operacioni është një dëshmi e profesionalizmit dhe forcës goditëse pa asnjë kompromis të policisë.

Ministri shprehet se qendron i vendosur në luftën kundër të keqes dhe rritjen e sigurisë për qytetarët.

“Operacioni i sotëm ndërkombëtar në Vlorë mes Policisë së Shtetit dhe Guardia Di Finanza për goditjen e një grupi të trafikut të drogës me mjete lundruese dhe sekuestrimin e një rreth 1 ton marijuanë, është një tjetër dëshmi domethënëse e profesionalizmit dhe forcës goditëse pa asnjë kompromis kundër krimit të organizuar”, shprehet Çuçi.

Në vijim, ministri përgëzon të gjithë efektivët që u bënë pjesë e operacionit, duke theksuar se kjo luftë do të vazhdojë.

“Përgëzime të gjithë oficerëve shqiptarë e italianë që morën pjesë në këtë operacion të mirëkoordinuar nga ajri, deti dhe toka. Qëndrojmë frontalisht të vendosur për të vijuar luftën e vazhdueshme me të keqen, me bindjen se vetëm në këtë mënyrë krijojmë siguri për shoqërinë dhe garantojmë të ardhmen tonë”, shprehet ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Specialja zgjat paraburgimin e Hashim Thaçit në rastin për pengim të drejtësisë

12:12 / October 1, 2026

Policia kërkon të marrë në pyetje Adrian Hilën për videot intime të shpërndara në rrjet/ Reagon kompozitori: Jam i tronditur, videot m’i kanë…

11:53 / October 1, 2026

Rama prezanton 5 projektet për “Tirana Fountain Tower”: Konkurs ndërkombëtar për rikonceptimin e Tajvanit

11:46 / October 1, 2026

Dërgonin pacientët nëpër klinika private, SPAK kalon për gjykim dosjen ‘Onkologjiku’

10:34 / October 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.