Pyjet vijojnë të digjen edhe në bashkinë e Matit. Pas shuarjes më shumë mundim e kosto të vatrës së zjarrit në Njësinë Administrative Komsi, një tjetër vatër zjarri hyri në Mat nga krahu i Mirditës. Bëhet fjalë për zjarrin e shfaqur në vendin e quajtur Mali i Toles, në fshatin Lam i Madh të Njësisë Administrative Derjan.
Forca të Bashkisë Mat, të mbështetura nga forcat e Ushtrisë, po punojnë pa ndërprerje për shuarjen edhe të kësaj vatre zjarri, por situata mbetet e vështirë, pasi tymi i shpërndarë nga era pengon punën e zjarrfikësve. Puna po vazhdon, dhe, në disa vatra në drejtime të ndryshme janë izoluar flakët duke u shpëtuar zona pyjore.
Në zonën e Matit po punojnë aktualisht 47 forca, ku 20 janë forca të ushtrisë.
