Mëngjesin e kësaj jave, teksa u ka uruar ndjekësve një ditë të mbarë, kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga investimi që po bëhet në rrënojat e parkut industrial të Kuçovës, ku thekson se po merr formë një superpark urban.
“MIRËMËNGJES dhe me rrënojën e parkut industrial të Kuçovës, ku po merr formë një superpark urban për të gjitha moshat, ju uroj një javë të mbarë”,-shkruan Rama.
