Policia në Angli ka arrestuar një shqiptar, pasi u kap në një fermë kanabisi. Bëhet fjalë për Kristian Zefin, i cili tentoi që të arratisej nga dritarja e ndërtesës dykatëshe, por nuk iu shpëtoi autoriteteve.
28-vjeçari i cili me profesion ishte mësues fiskulture, pranoi para policëve se u kujdes për bimët narkotike me një vlerë rreth 275,000 £.
Pasi pranoi fajësinë, policia britanike e dënoi Zefin me nëntë muaj burg.
