Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Ministrja Evis Kushi: Ndjehem shumë krenare për talentin Ertjan Kofsha, me tre medalje të arta

13:15 / August 16, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
evis kushi 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Evis Kushi ka përgëzuar 17-vjeçarin Ertjan Kofsha, i cili mbrëmë mori 3 medalje të arta në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes për moshat U-15 dhe U-17, që po zhvillohet në Raszyn të Polonisë. “Si ministre e sportit, këto rezultate më bëjnë jo vetëm krenare, por më motivojnë për të punuar edhe më shumë për zhvillimin e mëtejshëm të sportit, si dhe mbështetjen, trajtimin dhe vlerësimin e sportistëve me dinjitet. Suksese Ertjanit dhe të gjithë sportistëve që lartësojnë flamurin shqiptar kudo në botë”,-shkruan Kushi në facebook.

Postimi i plotë

Ndjehem shumë krenare që sporti shqiptar si asnjëherë më parë po triumfon me rezultate të jashtëzakonshme edhe në arenën ndërkombëtare. Medaljet e shumta të sportistëve tanë në disiplina të ndryshme dëshmojnë që Shqipëria, edhe pse vend i vogël, ka vlera të larta sportive dhe talente të rrallë.

Suksesi më i fundit është i sportistit Ertjan Kofsha, peshëngritësit nga Shtërmeni, i cili i shtoi një tjetër kampion Shqipërisë me 3 medalje të arta në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes për moshat U-15 dhe U-17, që po zhvillohet në Raszyn të Polonisë.

Si ministre e sportit, këto rezultate më bëjnë jo vetëm krenare, por më motivojnë për të punuar edhe më shumë për zhvillimin e mëtejshëm të sportit, si dhe mbështetjen, trajtimin dhe vlerësimin e sportistëve me dinjitet. Suksese Ertjanit dhe të gjithë sportistëve që lartësojnë flamurin shqiptar kudo në botë!

evis

evis kushi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nis shpërndarja e parave për fermerët, përfitojnë këstin e parë të subvencioneve

15:53 / November 9, 2026

Takimet speciale dhe eskortat në qeli, drejtori i policisë së Burgjeve tregon se çfarë ndodh në burgjet shqiptare

15:40 / November 9, 2026

Bllokuan rrugën gjatë tubimit të djeshëm në Tiranë, 21 gjoba për protestuesit

14:19 / November 9, 2026

Reforma Zgjedhore/ Opozita kërkon heqjen e pikës për hartën e re territoriale nga rendi i ditës

10:28 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.