Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Me “Instagram” brenda në qeli! Fillojnë hetimet për dy vëllezërit Cala, numrat të regjistruar në emrin e dy vajzave

20:38 / August 16, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
burgje
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tre muaj mbasi Klement dhe Eldi Cala u mbyllën  në 41 biss, prokuroria i ka dorëzuar dy vëllezërit si të pandehur në gjykatën e kryeqytetit, si të akuzuar për futjen e sendeve të ndaluara.

Tre telefonat celularë të zbuluar nga forcat operacionale të DAP sollën gjatë kësaj kohe një hetim të thelluar brenda 313, jo vetëm për lehtësinë si kishin depërtuar në qeli sendet e ndaluara por edhe për faktin që secili posedonte rrjete sociale si Instagram.

Për vëllezërit Cala, të burgosur për supergrabitjen brenda areoportit të Rinasit, prokuroria thekson se dimensionet e telefoneve që ata posedonin nuk janë futur nga familjarët e tyre.

Dyshimet shtohen më tej në mbyllje të hetimeve, nga prokurorja se këto sende janë futur përmes punonjësve të policisë.

Duke mos u shprehur as me mosfillim hetimesh, as me pushim dhe me as kërkesë per gjykim, në vazhdën e këtyre hetimeve prokuroria ka veçuar hetimet për shpërdorim detyre për oficerët e policisë së burgut 313, mbasi ende nuk ka siguruar prova ndonëse disa policë janë përgjuaer. hetimet për ta do të vijojnë

Vëllezërit Cala kanë këmbëngulur në mbyllje te hetimeve se i gjetën telefonat në ambientet e përbashkëta të dusheve, të fshehura në një kuti shampoje. Kompanitë telefonike kanë kthyer përgjigjje se numrat u përkisnin dy qytetarëve

Por të dyja vajzat nën emrin e të cilave ishin të regjistruar numrat,  dëshmojnë se nuk njohin asnjërin nga të burgosurit. Nuk kemi qenë asnjëherë në burg shtojnë dy vajzat. Prokuroria përmend se çudia mbetet tek numri i tretë me prefiks shqiptar. Ndonëse ky numër rezulton se nuk ekziston, prokuroria dyshon se është numër i qendrës se mesazheve që abonentët i përdorin për të dërguar mesazhe.

Jo pak herë personazhe të krimit qofshin të rëndësishëm ose jo , kanë tentuar që të fusin me mënyra nga më te ndryshmet celularë ne qeli , qe në kuptim te ligjit është send i ndaluar. Shume prej tyre janë dënuar për këtë gjë dhe të tjerë kanë përfunduar në 41 biss. Të tjerë janë nën vëzhgim me urdhër të SPAK. / TCH

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: Dialog me këdo, përveç atyre që nxisin dhunën: Nuk ka zgjidhje politike me ndryshime artificial

09:22 / October 19, 2026

Rama paralajmëron masa për të miturit dhe studentët që dhunojnë në protesta: “Familjet do të paguajnë dëmet, nuk do të kenë më arsim falas dhe bursa”

09:14 / October 19, 2026

Rama: Shteti do ta fitojë betejën me protestat e dhunshme, kush synon pushtetin me forcë do të zhgënjehet

09:07 / October 19, 2026

Rama: 2500 euro shpërblim për çdo polic në përballje me protestat e dhunshme

09:02 / October 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.