Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Rama: 2500 euro shpërblim për çdo polic në përballje me protestat e dhunshme

09:02 / October 19, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama sd 6 800x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se çdo efektiv i Policisë së Shtetit i angazhuar në përballjen me protestat e dhunshme do të përfitojë një shpërblim prej 2500 eurosh. Sipas tij, shuma do t’u vihet menjëherë në dispozicion punonjësve të policisë, në shenjë vlerësimi për rezistencën, sakrificën dhe kurajën e treguar gjatë përballjes me protestuesit.

Gjatë fjalës së tij, Rama bëri të ditur gjithashtu se, duke nisur nga 1 janari, me buxhetin e ri do të ketë një rritje të konsiderueshme të pagave për efektivët e policisë. Ai pranoi se, pavarësisht rritjes së bërë në vitet e para të qeverisjes, pagat e punonjësve të uniformave blu nuk janë rritur në masën e duhur.

Kreu i qeverisë theksoi se vendimi për shpërblimin prej 2500 eurosh është marrë pa bërë dallime sipas pagës apo pozicionit të efektivëve, duke argumentuar se të gjithë ata që janë të angazhuar në këtë situatë duhet të trajtohen njësoj.

“Familjet tuaja meritojnë solidaritet, meritojnë respekt dhe, fatmirësisht, ministri e ka thënë më parë. Nuk është diçka që po e themi sot si rezultat i kësaj që po ndodh, sepse jemi ulur përpara disa javësh, tani që po përgatisim buxhetin e ri.

Dhe jua ka thënë, e ka thënë edhe publikisht, që ne do ta rrisim në mënyrë të konsiderueshme pagën tuaj. Sepse, për hir të së vërtetës, duhet thënë se në krye të herës, kur Policinë e gjetëm të tradhtuar dhe të braktisur, me disa këtu që shtynin makinat sepse u mbaronte karburanti në rrugë, bëmë një rritje të konsiderueshme atëherë për t’i thënë Policisë që ju jeni themeli i shtetit.

Por, në vite, e vërteta është që nuk e kemi rritur aq sa duhet pagën tuaj dhe për këtë arsye po bisedonim përpara disa javësh. Kështu që, me buxhetin e ri, nga 1 janari, paga juaj do të rritet në mënyrë të konsiderueshme.

Por, nga ana tjetër, për të gjithë rezistencën, për të gjithë sakrificën, për të gjithë kurajën dhe, mbi të gjitha, për dinjitetin me të cilin ju po u dilni përballë jo vetëm këtyre, por edhe atyre që nëpër ekrane masakrojnë Policinë e Shtetit, nëpër ekrane fajësojnë Policinë e Shtetit, nëpër ekrane kërkojnë që Policia e Shtetit të dorëzohet, ne do t’ju vëmë menjëherë në dispozicion një shumë prej 2500 eurosh për çdo efektiv që është në këtë front.

Sepse keni jo vetëm presion, por keni edhe nevojë për të shpenzuar në këtë moment për gjëra ekstra dhe e vendosëm kështu për të mos bërë asnjë diferencë.

Nuk e vendosëm sipas pagës, por e vendosëm kështu. E njëjta shumë për të gjithë, sepse në këtë moment jeni të gjithë një dhe një për të gjithë”, tha Rama.

ilicia Protesta Rama shperblim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama paralajmëron mësuesit që nxisin nxënësit të dëmtojnë shkollat: Nuk do ta shohin më derën e institucionit

09:31 / October 19, 2026

Rama: Dialog me këdo, përveç atyre që nxisin dhunën: Nuk ka zgjidhje politike me ndryshime artificial

09:22 / October 19, 2026

Rama paralajmëron masa për të miturit dhe studentët që dhunojnë në protesta: “Familjet do të paguajnë dëmet, nuk do të kenë më arsim falas dhe bursa”

09:14 / October 19, 2026

Rama: Shteti do ta fitojë betejën me protestat e dhunshme, kush synon pushtetin me forcë do të zhgënjehet

09:07 / October 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.