Xhanelo Tarja është 24-vjeçari nga Laçi që vrau një person në Sarandë pas sherrit për parkimin.
I riu është shpallur në kërkim nga Policia e Sarandës, pasi qëlloi me thikë Klodian Bakiaj, banues në Tepelenë.
Mësohet se Klodian Bakiaj, i cili mbeti i vdekur pasi mori dy goditje me thikë në kraharor, kishte parkuar para restorantit ku punonte Xhanelo Tarja.
24-vjeçari që punonte si kamarier në restorant nisi të debatonte me viktimën për lirimin e vendit të parkimit. Pas konfliktit ai e goditi dy herë me thikë.
Vrasja ka ndodhur brenda ambienteve të hotelit në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar.
