Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Meta paralajmëron: Shtatori do të jetë pranvera e demokracisë

20:39 / August 18, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
E08B5005 9C8C 4BAD 9839 C5A7874A8E2F
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me strukturat e Partisë së Lirisë në Elbasan. Ish-presidenti deklaroi se zgjidhja e vetme për të dalë nga “mjerimi që ndodhet vendi” është referendumi.

Afrimin e shtatorit, Meta e ka konsideruar si një pranverë për demokracinë dhe përmbysje të këtij regjimi.  

“Afera e Portit të Durrësit tregon se shteti ka rënë. Dhe shumë afera të tjera. Zgjidhja nuk është llogaridhënia dhe as pendesa. Zgjidhja është eliminimi i pluralizmit politik, i opozitës dhe mediave të lira dhe të pavarura. Në mënyrë që të përjetësohet ky sistem anti kombëtar. Ndaj unë besoj shumë se të gjithë ne së bashku do i japim përgjigjen e duhur kësaj sfide. Partia e Lirisë që përfaqëson një vendim historik të gjithëve ne, është e vendosur për misionin e qartë të opozitës dhe për të triumfuar mbi rrënojat e një qeverie që ka rënë. Që kërkon ngritjen e të gjithë opozitës në aleancë. Zgjidhja është referendum. Jo thjesht ndërrimi i qeverisë. Por ndërrimi njëherë e përgjithmonë i sistemit. Referendumi është zgjidhja. Populli është investitori më strategjik. Kush mendon se mund të sillet si pushtues i ka bërë llogaritë shumë keq. Ora e drejtësisë ka ardhur. Shtatori do të jetë një pranverë e vërtetë e demokracisë dhe përmbysjes së këtij regjimi hajdutokrat që të vetmen rrugë shikon shkatërrimin e popullit shqiptar”, tha Meta.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesi pranon financimin e udhëtimit: Biletën ma kanë paguar

17:21 / October 18, 2026

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.