Pista kryesore e vrasjes së Geno (Shpati) Lena dhe Hakim Xhezo është ajo e hakmarrjes për shkak të së shkuarës së viktimave. Hetuesit kanë edhe një pistë të dytë që lidhet me konfliktet e viktimave për shkak të dyshimeve për përfshirje në pazare droge.
Nga kush u tradhtuan Hakim Xhezo dhe Shpati Lena?
Ashtu sikurse edhe në atentatin e pak javëve më parë në Fushë-Krujë ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj, i cili atë ditë udhëtoi me një automjet të zakonshëm, edhe në atentatin e djeshëm, viktimat nuk ishin në automjete të blinduara dhe për pasojë, eliminimi i tyre është kryer pa vështirësi nga ana e autorëve që dyshohet të jenë vrasës me pagesë.
