Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kontratë me partinë serbe/ Deputeti shqiptar në Mal të Zi pro mocionit të mosbesimit kundër Abazoviç

21:01 / August 19, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
yhh
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti shqiptar nga partia Unioni Demokratik Shqiptar në Mal të Zi, Mehmet Zenka, mbështet mocionin e mosbesimit ndaj kryeministrit Dritan Abazoviç.

Ai komentoi edhe fjalimin e Abazoviç që mbajti në Kuvendin malazez, ku tha se po tentohet shkarkimi i tij për vetë faktin se është shqiptar. Sipas Zenkës, Abazoviç i ra sot në mend një gjë e tillë, pasi më herët e quante veten qytetar të gjithë botës.

“Nëse Abazoviçit sot i ka rënë në mend se është shqiptar, se deri dje ka thënë jam kozmopolit, nëse Abazoviçi, i cili ka shkuar në kishën serbe dhe para dy vjetësh ka bërë koalicion me partitë serbe, me ato parti të cilat një ditë pasi ka formuar qeverinë, kanë brohoritur “vdekje shqiptarëve, Kosova është shtet terrorist, në Kosovë nuk kanë ndodhur krime lufte, nuk kanë ndodhur gjenocid, përdhunime”, dhe Abazoviqi e gjen vendin që të jetë me ta, atëherë unë nuk dua të jem shqiptar si Abazoviçi, por dua të jem shqiptar siç i ka hije një shqiptari të Malit të Zi”, ka thënë Zenka.

Zenka tha se Abazoviç dëshiron të justifikohet, duke përdorur pretekstin shqiptar, por se në fakt, sipas tij, mocioni i mosbesimit ka të bëjë me nënshkrimin e një kontrate me kishën serbe.

“Sot pasi po i dridhet karrigia, i ka rënë ndër mend se është shqiptar. Sot dëshiron të justifikohet duke përdorur pretekstin shqiptar, gjë që nuk ka rëndësi, ka të bëjë me atë nënshkrimin e kontratës të cilën e ka bërë me kishën serbe, një kontratë e cila është tejet e dëmshme, sidomos për shqiptarët, sepse e dimë zgjerimin e kishës serbe në Mal të Zi, sidomos zgjerimin e tyre ku janë monumentet tona historike fetare, të cilat ky dëshiron që kisha serbe dita ditës t’i përvetësojë”, u shpreh deputeti.

Zenka pretendoi se gjatë kohës sa Abazoviç ka qenë zëvendëskryeministër dhe tani ministër, ai ka dëmtuar marrëdhëniet e Malit të Zi me BE-në.

“Në shpresojmë se do të rrëzohet, se po që se vazhdojmë me këtë politikë, me të vërtetë na presin ditë shumë më të këqija,  dhe me të vërtetë situata mund të radikalizohet”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dëmet nga protestat, bizneset mund të aplikojnë për rimbursim në e-Albania, ja si kryhet procedura

16:20 / October 19, 2026

Tentoi të vidhte bankomatin në qendër të Tiranës, ndalohet 15 vjeçari

16:15 / October 19, 2026

Vrau dy vëllezër dhe plagosi rëndë të tretin në Kamëz, zbardhen detaje nga krimi, sherri nisi për një mur rrethues

14:29 / October 19, 2026

Protestuesit sulmojnë Gjykatën e Apelit, thyejnë derën e hekurt dhe hyjnë brenda, policia shoqëron disa të rinj

14:16 / October 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.