Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Me 4000 £ ikni në Britani, marrim edhe fëmijë!”/ Si bëhen pazaret përmes “TikTok”-ut

09:01 / August 27, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
8AC3E1BD BB8B 4D7F 9241 505A0B6D88F4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mediat britanike i janë kthyer sërish rrjetit social “TikTok” për të gjurmuar rrugëtimet e shqiptarëve në drejtim të tokës britanike.

Ata kanë zbuluar biseda që në fakt shqiptarët i bëjnë hapur, duke kërkuar sa më shumë njerëz dhe madje kërkojnë që rrugëtimin deri në vendin e nisjes do t’ua mundësojnë ata me anë të mikrobusëve.

Në fakt, muaji korrik dhe gushti kanë qenë muajt që shqiptarët kanë vërshuar në drejtim të Britanisë, duke shfrytëzuar edhe uljen e çmimit të kalimeve në La Mansh.

“The Guardian” shkruan se bandat shqiptare që kontrollojnë tregtinë e drogës në Britani ofrojnë udhëtim me minibus dhe kalimin për 4000 £ dhe duket se pazari bëhet nëpërmjet rrjetit social “TikTok”.

“Home Office” dhe organizatat bamirëse të refugjatëve dyshojnë se kjo rritje e kërkesë së azilkërkuesve që udhëtojnë nëpërmjet kanalit anglez, është për shkak të dominimit të bandave kriminale që duket se tani kontrollojnë pjesë të mëdha të tregjeve të marijuanës dhe kokainës.


PAZARET NË “TIKTOK”

Llogaritë anonime, të shkruara në shqip dhe anglisht, janë rrugë reklamuese nga kryeqyteti, Tirana, në Calais. Disa sugjerojnë udhëtime falas me minibus në Calais. Disa llogari publikojnë çmimet, ndërsa të tjera ftojnë klientët e mundshëm t’i kontaktojnë privatisht.

“Shko në Angli me 4000 paund. Me gomone, çdo ditë”, shkruan një person në rrjetet sociale. Sipas faqes së internetit “Balkan Insight”, një tjetër reklamë ofroi të merrte edhe fëmijë.

“Nisjet çdo ditë. Nisja e radhës është nesër më 22 korrik. Mund të marrim edhe familje. Ju vini sot dhe ikni nesër. Ne jemi të parët dhe më të mirët (për gomonet)”. Postimi ka 2706 pëlqime dhe 52 komente. Shifrat e së enjtes tregojnë një rritje të konsiderueshme të ardhjeve nga Shqipëria. Këtë vit, 2165 njerëz u regjistruan si persona që kanë mbërritur midis janarit dhe qershorit, krahasuar me vetëm 23 të zbuluar gjatë të njëjtës periudhë në 2021.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=910&loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fme 4000 ikni ne britani marrim edhe femije pazaret qe behen permes tiktok ut mediat ngrene alarmin per rekrutimet nga bandat kriminale ne angli%2F&referer=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com
lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=950&loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fme 4000 ikni ne britani marrim edhe femije pazaret qe behen permes tiktok ut mediat ngrene alarmin per rekrutimet nga bandat kriminale ne angli%2F&referer=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com
lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=852&loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fme 4000 ikni ne britani marrim edhe femije pazaret qe behen permes tiktok ut mediat ngrene alarmin per rekrutimet nga bandat kriminale ne angli%2F&referer=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta në Tiranë/ Policia: Në 7 ditë, 271 të arrestuar/ Mes tyre 51 persona me precedentë penalë

13:59 / October 20, 2026

Protestat/ Sindikata e Pedagogëve vendos bojkotin e mësimit në universitete: Vetëm 10% e personelit akademik firmosi peticionin  për dorëheqjen Ramës

13:43 / October 20, 2026

Tritoli në makinën e administratorit të Shushicës, dy të arrestuar

13:05 / October 20, 2026

Balla pas mbledhjes së Grupit të PS: Gjaku i policëve është gjaku i shtetit/ Të enjten votojmë në Kuvend marrëveshjen për më shumë investime në konvikte

12:25 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.