Lushnja ka festuar bashke me Florian Markun suksesin e fundit të boksierit, i cili mundi meksikanin Miguel Parra, duke siguruar gjerdanin WBC Silver.
Fillimisht ceremonia zyrtare e zhvilluar në Shtëpinë Muze të Kongresit ku ishin të ftuar përsonalitete nga fusha të ndryshme dhe qindra qytetarë të Lushnjës.
Me këtë rast Markut iu dorëzua titulli “Qytetar Nderi”, të cilin boksierit Këshilli Bashkiak Lushnjë ia kishte dhënë zyrtarisht në tetor të vitit të kaluar.
Kryebashkiakja e Lushnjës e vlerësoi Florian Markun si model suksesi në ring por edhe si djal modest që ka luftuar fort për të realizuar ëndërrat e tij, duke qënë një shembull për të gjithë të rinjte të cilët aspirojnë të bëhen sportistë dhe pse jo kampion.
Ndërsa Marku pasi mori në dorë titullin “Qytetar Nderi” falenderoi bashkëqytetarët e tij për mbështetjen e vazhdueshme, sidomos për përkrahjen që i dhanë nga afër në stadiumin “Air Albania” gjatë duelit të fundit.
Boksieri i talentuar i bëri apel fëmijëve dhe të rinjve të punojnë fort për të realizuar qëllimet në jetë, të mos heqin dorë nga ëndërrat, duke hequr paralelizma me jetën e tij, që sipas Florianit ka qënë një jetë e vështirë sikurse e shumë shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit.
Aktivitetet në nderim të Florian Markut vijuan në qëndër të qytetit të Lushnjës, aty ku u mbajt një koncert nga një tjetër vajzë e talentuar e lindur dhe rritur në Lushnjë, këngëtarja Marsela Cibukaj.
Postime te ngjashme
Add A Comment
