Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Goditi policin e zonës, zbardhet dosja e “gangsteres” së Bilishtit. Duhet të shkojë dy herë në muaj në polici

21:42 / August 28, 20224 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
8F6A0DD9 F248 4A0E BC02 D205CA93001A
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Elton Qyno

Deizi Arapi, “gangësterja” nga Bilishti që kundërshtoi punonjësit e policisë së komisariatit Devoll, nuk është liruar nga ndjekje penale siç deklaroi në rrjetet sociale, por vijon të jetë ende nën hetim nga prokuroria e Korçës, për akuzën e “Kundërshtimit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

28-vjeçarja Arapi në mesnatën e 23 gushtit, u arrestua në qëndër të qytetit të Bilishtit, pas një përplasje verbale me punonjësit e policisë së këtij qyteti.

Arapi goditi me kokë dhe shkelma në gjoks, specialistin e zonës Kostandin Temo, dhe më pas kundërshtoi me forcë të gjithë anëtarët e patrullës së policisë.

Por në 28 gusht, Dezi Arapi, ka dalë para gjykatës së Korçës, ku është njohur me masën e sigurisë “Detyrim për tu paraqitur në polici”, masë kjo e kërkuar nga prokurori Dashnor Nure dhe miratuar më pas nga gjyqtari i gatshëm, Arben Lera.

Kjo masë sigurimi është kërkuar dhe nga mbrojtësi i Deizi Arapit, avokati i njohur Nevzat Tarelli, i cili gjatë argumentimit ligjor kërkoi deklarimin e paligjshëm të arrestimit nga policia të klientes së tij, Deizi Arapi.

Por prokurori Nure, kundërshtoi avokatin duke deklaruar para gjykatës se arrestimi i Deizi Arapit është kryer në flagrancë, gjatë kryerjes së veprës penale dhe policia shoqëron dhe arreston këdo individ që konstatohet në flagrancë duke kryer një vepër penale.

Në fund të diskutimit në seancën gjyqësore, gjyqtari Arben Lera, vendosi që Deizi Arapi të lirohet nga qelia, por 28-vjeçaria detyrohet të paraqitet dy herë në muaj në orën 10:00 pranë një oficeri të policisë në komisariatin e Devollit.

Sipas dosjes hetimore më datën 23 gusht rreth orës 24:00, një grup të rinjsh, mes të cilëve edhe shtetasja në hetim Deizi Arapi, kanë qënë në qendër të qytetit të Bilishtit.

Ata bërtisnin dhe ulërinin nën zhurmën e një kasetofini të ndezur që ndodhej në automjetin me targa AA032BB, pronë e shtetases në hetim.

Aty kanë shkuar disa punonjës policie, të planizuar me shërbim patrullë. Ata kanë shkuar drejt grupit të të rinjve dhe u kanë kërkuar të ulin tonet pasi shqetësonin në mes të natës banorët përreth.

Kërkesës së punonjësve të policies, Deizi Arapi, i është kundërpërgjigjur me fjalë fyese në drejtim të punonjësve të policisë.
Ajo nuk ka pranuar të ulë volumin e kasetofonit.

Ndërsa punonjësit e policisë i kanë kërkuar asaj të shkonte me ta në Komisariat, por ajo nuk ka pranur.

Për këtë arsye policiët kanë kryer shoqërimin e saj në komisariat. Në momentin që kanë hyrë në automjetin e policisë me targa MB181AA, Deizi Arapi, ka vazhduar t’i kundërshtojë policët dhe ka goditur me kokë dhe shkelma në gjoks, punonjësin e policisë Kostandin Temo.

Gjatë hetimeve të kryera është kërkuar ekspertimi mjeko-ligjor për punonjësin e policisë Kostandin Temo.

Ndërsa në pyetje janë marë dhe punonjësit e tjerë të policisë si Marsel Spaho, Daniel Gora, Eljo Ago dhe Kostandin Temo, të cilët kanë treguar ngjarjen se çfarë ka ndodhur mesnatën e 23 gushtit.

Mes personave të shoqëruar ka qënë dhe motra e Deizi Arapit, Xhesika Arapit, e cila pasi u pyet në polici është lënë e lirë.

Motrat nga Bilishti, e cilësojnë veten si “gangsteret” e zonës. Ndërsa nëna e tyre, rreth një vit më parë, ka kërkuar ndihmë ekonomike përmes një televizioni.

Luljeta Përbasha, diku këngëtare e njohur, kërkonte nga fondacione apo biznesmenë, që të kontribuonin sado pak dhe t’i siguronin një shtëpi të vogël me kushte normale.

Luljeta Përbasha, nëna e vajzave, e cila ka qenë këngëtare në Mirditë, shprehej se vajzat i ishin larguar nga banesa dhe kishin marrë rrugët për shkak të kushteve jo të përshtatshme, dërsa bashkëshorti i saj prej vitesh dergjej në krevat, pasi ishte i paralizuar.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 biznese janë në proces

15:09 / October 7, 2026

“Avancojnë punimet për bypass-in e Elbasanit”/ Karakaçi për hekurudhën Tiranë-Durrës: Janë lidhur të gjitha kontratat

15:01 / October 7, 2026

“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

14:20 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.