Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

VIDEO/ “Open Balkan” në Beograd, Rama: Do të ftojmë vendet e BE-së, por mos u bëni xhelozë

10:37 / September 2, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 8
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Open Balkan” është mbledhur në Beograd të Serbisë, ku priten të nënshkruhen disa marrëveshje të reja. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski do të nënshkruajnë marrëveshje për sigurinë ushqimore, një plan veprimi për emergjencat civile, një memorandum për artin dhe kinematografinë dhe memorandum bashkëpunimi për minierat dhe energjinë.

Kryeministri Edi Rama, tha se nisma ka dhënë një efekt të dukshëm në shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Po ashtu Rama renditi disa marrëveshje që kanë dhënë ndikim në fushën e energjisë dhe bujqësisë. Kreu i qeverisë, nënvizoi edhe se do të ftojë edhe vende të tjera përtej Ballkanit për tu bërë pjesë e nismës.

“Kush e kishte imagjinuar që për të ndihmuar veten përmes tjetrit, ne mund të parashikojmë marrëveshje që i japin mundësi të shfrytëzojmë potenciale që i kemi dhe të marrim më shumë energji. Po ashtu, kemi rënë dakord për investimet dhe thithjen që Serbia ka një potencial, së bashku me eksperiencën tonë dhe të Maqedonisë së Veriut, për të ofruar Balkanin e Hapur si mundësi për investitorët. Kush do e imagjinonte që do të kishim të tilla kapacitet. Shohim përtej.

Shikoni sa janë rritur eksportet me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, shihni flukset për të kuptuar sa kohë kemi humbur dhe ç’potencial të madh ka. Shifrat janë akoma qesharake, por kanë qenë modeste. Të gjitha këto lidhen me konsumatorin, as me mua as me presidentin serb apo kryeministrin e Maqedonisë së Veriut.

Nuk kemi shpikur rrotën por kemi marrë shembullin e të tjerëve që kanë kaluar nga rruga e luftës dhe në fund kanë vendosur të bashkëpunojnë. Kjo është lagjia jonë, me probleme të trashguara dhe prapambetje kronike. Do ta konsiderojmë ftesën edhe për miq të tjerë partnerë të vendeve të BE. Mos u bëni xheloz, mos e shihni me dyshim pse janë ftuar turqit, grekët, pse janë në tryezë hungarezët, pse do ftojmë italianët. Do ti ftojmë pa problem. Ambasadorin amerikan e kemi edhe këtu, të shmangim çdo keqkuptim”.

Edi Rama open balkan
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.