Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mbyllja e basteve/ Ish –trajneri i Vllaznisë: Kumari duhet disiplinuar, jo ndaluar

16:04 / January 2, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bastet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sipas vendimit të qeverisë përsa i përket  lojërave të fatit, pas 1 janarit në Shqipëri nuk do të lejohen më pikat e basteve.

Pothuajse pjesa me e madhe e lokaleve që funksionojnë si pika bastesh, kanë ulur qepenët.

Lidhur me këtë vendim të qeverisë ka dhënë mendimin e tij edhe, ish-trajneri i Vllaznisë, Roland Luçi. Nëpërmjet një postimi në  “Facebook”, ai thotë se ky është një vendim, i cili do të këtë pasoja. Arsye për të cilën i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të vij në vete.

luci
Ish-trajneri i Vallaznisë, Roland Luçi

“Shkundu e hajde në vete, kryeministër. Duhet vepruar në përshtatje me ligjet e brendshme të sistemit ku jeton o Edi, të kapitalizmit.  Ato nuk mundesh arbitrarisht t’i ndalosh së vepruari. Kumari do disiplinuar e jo ndaluar, sepse do ndërrojë formen e ekzistencës dhe lufta juaj kthehet në luftë me mullinjtë e erës. Do shkojë puna në fshatarizim të kumarit fillimisht, të rivitalizimit të skedinave private, klluçit, zholit a pishpirikut kosovar, përmbysit a pllakatorit tiranas. E pastaj vijojnë online, për të cilat të gënjejnë e pastaj ti gënjen veten se mund ta ndalosh. Qe te kuptohemi: Disiplinim nuk domethënë ta kthesh kumarin në privilegj të 5-yjshave që të rrethojnë. Në Austri lejohet maksimalisht 70 € bast dhe relevantja shqiptare mund të ishte diku 5 a 10 €. Kështu ua bie në majë të hundës bastexhinjve, i disiplinon dhe ndërgjegjëson para se të shkunden xhepash e brinjësh. Të çmendurve sigurisht qe s’ka mjek qe u bie në të. Disiplinimi vlen dhe për kapsollat dhe prostitucionin, prostitucionin e te gjitha formave.”, shkruan Luçi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rikthehen tensionet në rajon/ Dy të vrarë në jug të Libanit, Izraeli dhe Hezbollah shkëmbejnë akuza

15:05 / June 23, 2026

Mbi 32 mijë fermerë aplikojnë për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi, afati mbyllet pas tre ditësh

14:21 / June 23, 2026

Rama publikon dokumentin për Dritan Goxhaj: Manipulator gjysmë taleban e gjysmë mitoman

14:03 / June 23, 2026

Vala e të nxehtit përfshin Evropën, alarm i kuq në Spanjë dhe temperatura rekord në Francë

12:30 / June 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.