Sezoni i ri i “UEFA Champions League”, do të nisë sonte me sfida që premtojnë spektakël që në start. Paris SG-Juventus është sfida që nis në orën 21:00, me francezët që e startojnë si një nga pretendentët kryesorë për marrjen e trofeut.
Nis sonte rrugëtimin edhe skuadra kampione e Seria A, Milan, që do ketë një transfertë në Austri kundër Salzburg. ‘Djallit’ i nevojitën 3 pikët për të mos patur probleme në kalimin e grupit, ndërsa Pioli duhet t’ia dalë pa Rebic, Krunic dhe Florenzi.
Ndeshja tjetër e këtij grupi luhet në Zagreb në orën 18:45 mes Dinamos dhe Chelsea-s. Sipas mediave angleze sulmuesi shqiptar i londinezëve Armando Broja pritet ta nisë si titullarë këtë 90 minutësh.
Në orën 21:00 do jetë edhe rradha e kampionëve në fuqi të Europës, Real Madrid, për të zbritur në fushë. ‘galaktikët’ sfidohen nga Celtic në Skoci. Po për këtë grup Leipzig pret në Gjermani ukrainasit e Shkahtar Donetsk. Në grupin G Manchester City, një tjetër pretendent, përballet me Sevillia-n në Spanjë, ndërsa Dortmund pret Copenhagen.
